KreuAktualitetiKur shikon vende kaq te bukura habitesh dhe mendon se përse njerëzit...

Kur shikon vende kaq te bukura habitesh dhe mendon se përse njerëzit largohen nga ky vend i mrekullueshem/ Ana Llazo

Nga Ana Llazo

Kur shikon vende kaq te bukura habitesh dhe mendon se përse njerëzit largohen nga ky vend i mrekullueshem…

Jetojme ne një vend me resurse te pasura dhe bukuri te rralla natyrore nga veriu ne jug. Vemendja ime eshte zhvendosur drejt veriut te Shqiperise pikerisht aty ku natyra eshte ne nje harmoni te plote me shijet dhe deshirat e njerezve.

Korabi është i pasur me bukuri te rralla natyrore, me gure, shkembinj dhe kullota që preken nga alpiniste dhe njerez te zakonshem qe adhurojne peisazhet natyrore malore. Korabi dhe Radomira një eksperience mbreselenese qe me shume gjasa mbeten gjate ne kujtesen e kujtdo qe e viziton kete zone. Nisja nga Peshkopia duke kaluar permes fshatrave Tomin, Kastriot, Sllove ku spikat gjelberimi, natyra bujare e ketyre zonave qe nderthuret aq bukur me veshtiresite qe hasin banoret e ketyre zonave dhe kontrasti me atë çka natyra ofron. Pasuria e madhe natyrore e cila duhet shfrytezuar per te permiresuar jeten e ketyre banoreve por jo vetem.. Ndalesa ne nje prej shkollave te fshatit Sllove me beri te kuptoj deshiren e madhe te atyre te rinjve per zhvillim dhe ndryshim, shikimi i tyre sikur tregonte se dicka duhej te funksiononte ndryshe per te permiresuar dhe zhvilluar jeten e tyre sociale, kulturore dhe ekonomike. Korabi gjigand dhe hije rende na shfaqet perballe me peisazhet e tij mahnitese. Alternativat janë të shumta por ndalesa me e afërt eshte Liqeni i zi, shume prane fshatit Teze, ku pishat e larta krijojne nje oaz qetesie te rralle, dhe jane teresisht ne harmoni me liqenin poshte tyre. Deshiron te mbetesh aty, te qendrosh me orë te tëra duke mos ndjere kohen qe iken dhe ajrin e fresket qe te mbush me fryme. Një natyre qe jo vetem kuron por edhe shëron. Ujëvara e Korabit nuk te lë vend për imagjinatë ku mes pamjesh gjen stane bagetish, tufa delesh dhe boronica e manaferra qe te shoqerojne kudo. Ndonjëhere te duket sikur je në majen e çatisë së Shqiperisë dhe perjeton mrekullinë qe e karakterizon nga lart. Kur shikon vende kaq te bukura habitesh dhe mendon se përse njerëzit largohen nga ky vend i mrekullueshem? Ne fakt ka nevoje per permiresim dhe promovim…

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit