Greqi_Grabitje e egër në Ftiotidë: I lidhën të moshuarit, i vunë flakën dhe i kërcënuan se do t’i digjnin të gjallë.
I kanë marrë 4700 euro dhe një kartë bankare.
Dy vëllezër të moshuar, 83 dhe 86 vjeç, përjetuan tmerr në shtëpinë e tyre në rajonin Lefkada të Fthiotidës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, kur të paktën dy persona të panjohur, pasi kishin mbuluar tiparet e fytyrës dhe të veshur me doreza, i kanë ndërprerë energjinë elektrike shtëpisë ku banonin dy të moshuarit dhe më pas kanë hyrë në të dhe ua kanë lidhur duart me shirit.
Më pas i kanë vënë flakën tapetit të dhomës së ndenjes dhe nën kërcënimin e një metalprerëse kanë çuar aty të moshuarit dhe kanë marrë 4700 euro dhe një kartë bankare.
Pas tre orësh, autorët janë larguar nga shtëpia.
Në fillim të ditës së nesërme, sipas denoncimit, viktimat kanë arritur të çlirohen dhe të kontaktojnë autoritetet
@NewsIn.Al

