Të dielën në Kajro Mitsotakis, Von der Leyen dhe Meloni për paketën 7.4 miliardë në Egjipt.
Bashkimi Evropian po përgatit një paketë prej 7.4 miliardë eurosh për të mbështetur ekonominë e Egjiptit , mes frikës se konfliktet në Gaza dhe Sudan mund të intensifikojnë problemet ekonomike në vend.
Sipas Financial Times, presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë në Kajro të dielën (17.03.24) me kryeministrat e Greqisë, Italisë dhe Belgjikës për të finalizuar dhe shpallur marrëveshjen për mbështetjen e ekonomisë së Egjiptit.
@NewsIn.Al
