Friday, January 16, 2026
spot_img
HomeAktualitetiGreqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

Sipas mediave greke, Greqia do ndalojë rrjetet sociale për fëmijët deri në 15 vjeç

Greqia do të jetë gati deri në fund të tetorit, të bëhet vendi i parë evropian që do të vendosë kufizime në përdorimin e rrjeteve sociale nga të miturit me qëllim mbrojtjen e tyre.

Më herët ka qenë Australia që mori vendimin të ndalojë aksesin në rrjetet sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç (nga 10 tetori) dhe platformat e takimeve online me qëllim mbrojtjen e tyre nga manipulimi logaritmik dhe ngacmimi seksual.

Kurse tani edhe BE po përgatit diçka të ngjashme.

Me Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen që deklaroi se “Franca, Spanja, Greqia, Danimarka dhe Italia po testojnë planin e Komisionit për të zbatuar verifikimin e moshës në aplikacionet e tyre kombëtare”, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në program.

Ai u shpreh ndër të tjera se “po shqyrtojmë ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga mosha 16 vjeç e poshtë, siç bëhet në Australi”.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments