Grimca historike
Piruni Bizantin qe ‘Tronditi’ Venedikun.
Thuhet se Herkuli, heroi i famshem i Mitologjise Greke, themeloi shume qytete. Njeri prej tyre lokalizohej ne skajin me verioro-perendimor te Detit Adriatik. Per nder te tij, vendbanimi u quajt Eraklea.
Shume kohe me vone, prane vendbanimit ‘Herkulian’ u themelua Venecia e cila ne shekullin e gjashte ra nen kontrollin e Perandorise Bizantine. Bizantinet perpiqeshin te mbronin zoterimet e tyre nga vershimet gjermanike dhe sllave. Ishte pikerisht ndikimi bizantin qe e ktheu ‘Qytetin mbi Uje’ ne nje qender te zhvilluar te europes mesjetare.
Koha i ndau aleatet e dikurshem. Ata u kthyen ne rivale, bile ne armiq te njeri-tjetrit. Megjithate ata i ruajten marrdheniet e vjetra. Ne shekullin e 11-te, Theodhora Dukina, vajza e perandorit bizantin Kostandinit te Dhjete u martua me princin venedikas Domeniko Selvo.
Surpriza nuk vonoi. Princesa bizantine i skandalizoi venedikasit. Te varfer dhe te pasur, ata e urryen ate menjehere.
Arsyeja ?
Gjate gostise te shtruar me rastin e marteses ajo nxori nje pirun prej ari dhe filloi te hante copen e mishit qe sherbetoret i afruan asaj ne nje pjate. Ky veprim u konsiderua si nje heresi sepse sipas prifterinjve/theologeve te kohes ushqimi qe Zoti ju afronte njerezve duhej te haej me duar.
Paria venedikase ishte tronditur nga ky veprim ‘Harbut’. Por jo per shume kohe. Nuk kaloi gjate dhe ne tavolinat e aristokracise europiane filluan te shfaqen prane njeri-tjetrit nje thike dhe nje pirun.
Kane kaluar pothuajse 1000 vjet qe kur Theodhora perdori ‘Veglen e djallit’ por venedikasit per te vleresuar ish princesen e tyre bizantine vazhojne ta quajne ‘Pironi’ ate mjet te cuditshem qe i doli kunder ‘Porosive te Zotit’ …
Petro Prodani_Në Korçën tonë
@ NewsIn. Al