Ndryshime në Policinë e Shtetit! KUSH merr “postin” e rëndësishëm…
Në përfundim të procesit të konkurrimit për pozicionin e Drejtorit në Departamentin për Sigurinë Publike pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Dhimitraq Ziu, është shpallur fitues dhe është emëruar në këtë detyrë.
Me këtë emërim, Ziu, i cili më parë ushtronte funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, është graduar gjithashtu me gradën “Drejtues i Lartë”!
Ndërkohë, Drejtues i Parë Rebani Jaupi, i cili deri më tani mbante detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike, është transferuar dhe emëruar në detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm, pranë Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Akademinë e Sigurisë.
@NewsIn.Al
