Wednesday, December 17, 2025
spot_img
HomeAktualitetiNesti dhe të ngjashmit e tij kanë një dimension të lartë përgjegjshmërie...

Nesti dhe të ngjashmit e tij kanë një dimension të lartë përgjegjshmërie ndaj konsumatorit./Shpëtim Luku

Një “miniportret” për njeriun e nderuar dhe biznesmenin e suksesshëm Nestii Tarusha!

Nesti Tarusha, pronari i kompanisë së përpunimit të mishit “FIX Pro”, është ndër ata biznesmenë shqiptarë që i ka dhënë biznesit të tij një dimension spektakolar. Sapo vë këmbën në fabrikën e tij, dallon lehtësisht se ajo është më shumë se thjesht biznes; është fantazi, kreativitet, kulturë dhe vizion afatgjatë. Është një realitet fantastik, i cili ka nisur të krijohet që nga viti 1999, kur Nesti bleu një sipërfaqe toke të mbushur me bunkerë, në dalje të Korçës. Aty, ai filloi të “mbjellë” idenë e tij të punës me erëzat, si premisë për prodhimin e produkteve të sallamit që do të vijonte më pas.
​Përballja me një ambient të tillë automatikisht e forcon besimin tek produktet e kësaj kompanie. Siç kam thënë dikur në një artikull, në mënyrën si janë organizuar kompanitë shqiptare, krijuesi dhe drejtuesi i saj ka një rol thelbësor në përçimin e besueshmërisë tek konsumatorët e produktit apo shërbimit që ofrohet.
​Prandaj, nëse të ka rënë rasti të njohësh Nesti Tarushën, besimi ndaj kompanisë së tij është në maksimum. Kjo ndodh sepse Nesti dhe të ngjashmit e tij kanë një dimension të lartë përgjegjshmërie ndaj konsumatorit. Nesti dhe të tjerë si ai kanë krijuar një reputacion të pakontestueshëm në treg pikërisht falë kësaj sjelljeje, duke u kthyer në garantë të konsumatorit.

Shpëtim Luku

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments