KreuAktualitetiGrupi Parlamentar i PD-së po diskuton “skenarin” si të shpëtojë Ervin Salianjin...

Grupi Parlamentar i PD-së po diskuton “skenarin” si të shpëtojë Ervin Salianjin nga burgu.

 

Grupi Parlamentar i PD-së po diskuton “skenarin” si të shpëtojë Ervin Salianjin nga burgu.

“Top Channel” mëson se një prej opsioneve është ngujimi i Salianjit në seli. Burime nga mbledhja konfirmojnë se ka propozime që Salianjin ta mbajnë në seli, të qëndrojnë me të dhe deputetët.

Sipas Bardhit, vendimi është politik me urdhër të Edi Ramës dhe se Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike

“Mos pranimin e padrejtësisë, grupi parlamentar t’i kërkojë Ervin Salianjit të mos ekzekutojë vendimin politik të Edi Ramës. Grupi Parlamentar të ngujohet 24 orë pa ndërprerje, pa afat, në selinë e Partisë Demokratike”, ishte propozimi i Gazment Bardhit.

Ne nuk gjykojmë vendimin e propozuar nga Bardhi, por kjo besoj se rëndon pozitat e deputetit demokrat.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit