Hapet Metroja e Selanikut, më modernia në Europë!
Qindra emigrantë shqiptarë dhanë kontributin e tyre në punimet për ndërtimin e Metrosë së Selanikut.
Ja postimi i Kryeministrit grek Kiriakos Micotaqis në faqen zyrtare në fb:
“E thamë dhe e bëmë. U dorëzojmë qytetarëve Metronë e re të Selanikut. Dua të falënderoj personalisht secilin person që punoi për ta bërë këtë projekt realitet sot.
Sot nuk ofrohet për shumë fjalë. Sot projekti flet vetë: Metroja më moderne e Europës, siç e meriton në Selanik. Një simbol i përparimit për Maqedoninë dhe gjithë Greqinë. Por edhe një pikënisje e cila shpresoj se do të bëhet një urë solide e së vërtetës dhe besimit mes shtetit dhe qytetarëve. Jam krenar që dorëzoj Metronë e Selanikut si Kryeministër. Por unë jam edhe gati edhe më i vendosur për të mos lënë mundësi të tjera të humbasin.”

@NewsIn.Al
