HomeFutbollAleko Pilika dhe kujtesa e futbollit korçar — Adriatik Riza Dosti

Aleko Pilika dhe kujtesa e futbollit korçar — Adriatik Riza Dosti

Harresa jone e pafaleshme ndaj Aleko Pilikes….

Cuditerisht asnje nder e respekt ndaj tij…ndaj djerses se tij, ndaj kontributit te tij te madh ne futbollin shqiptar e vecmas ate korcar…asnje vleresim ndaj karieres se tij brilante nder vite si lojtar, si trajner e drejtues…

Edhe pse kur nis e flet per Skenderbeun e Korces disa here kampion i Shqiperise , fitues kupash , pjesmarres ne kupat europiane etj etj …pra per nje histori gati 100 vjecare tipike korcare …nuk i shmang dot emrat e yjeve te tille si brezin e Klani Marjanit me shoke kampione Shqiperie qe heret ne mesvitet 30 …brezin e Aleko Pilikes me shoke ne vitet 66-71 si lojtar e me pas 1974-78 si trajner…e vecmas brezin e Shkembit e S.Liles me shoke e trajner M.Josen dhe President A.Takajn qe u shpallen disa here resht kampione te vendit por edhe garuan me shume se denjesisht ne kupat e europes madje hyne edhe ne grupet e saj …c’ka ndodhte per here te pare ne historine e futbollit shqiptar…

Dhe behet vertet e pa faleshme harresa jone turperuese ndaj Mjeshtrit te madh te futbollit korcar e atij shqiptar Aleko Pilika …teksa mendon nese ai i gezon apo jo titujt Mjeshter i madh e Nderi i Kombit . ..e teksa dy dite me pare u be publike lista me disa emra sportistesh , artistesh e nga fusha te tjera te cileve qeveria Rama ju ka akorduar pension special …dhe serisht emri i Leko Pilikes mungonte [???]….ndekohe qe meritonte te ishte i pari ne kete lloj liste …jo per meshiren e dikujt….kurresesi…por se e meritonte madje para te gjithe te tjereve ….per ate c’ka bere e c’ka dhene per qytetin e vendin e tij …per sportin e qytetarine klas te tij.

Druaj se harresa ndaj Lekos eshte e qellimeshme e dashakeqe …madje sa per histori …ajo ka nisur qe ne mes vitet 60 kur Mjeshtri i futbollit korcar & shqiptar i tha nje JO te prere vazhdimit te karieres se tij si futbollist tek Dinamo…dhe ne vijim pesoi pothuajse te njejtin fat si ylli tjeter i futbollit shqiptar Skender Halili …

E meqe jemi ketu ja c’me tregone kohe me pare i fameshmi portier i Korces e i Shqiperise i viteve 70 ….Koco Dinella…

…Duhet te kem qene nja 13 vjec kur se bashku me xhaxhane tim kishim ardhur ne Tirane per te pare ndeshjen Tirana – Skenderbeu…kurre ne jeten time s’kam per ta harruar nje dyluftim Pilika – S.Halili ku te dy demonstruan elemente te jashte -zakonshem teknike sa qe une edhe pse femije e nuk para merrja fort vesh aso kohe nga gjera te tilla specifike teknike ne futboll mbeta me goje hapur…

….Druaj se harrestaret e turpshem ndaj Lekos jane te njejtet…jane po ata qe deri dje qe nga 1959 – 63 e thirren ne kombetare por kurre nuk e lane te luante qofte edhe 1 minute te vetme me fanellen kuq e zi …flagrant sidomos grumbullimi i 1963 per ndeshjen me Danimarken kur nga i piketuar si lojtar formacioni e fshijne fare nga lista…jane po ata qe kurre s’dijten te vleresojne nje tjeter futbollist klasi te Korces – Taqo Dembon…jane po ata qe i hoqen Titullin Kampion Skenderbeut ne 1977…e jane po ata qe c’nuk bene qe UEFA ta denonte Korcen pak vite me pare nga te gjitha llojet e pjesmarrjeve europiane …jane po keta qe kurdisen edhe skandalin e ndeshjes finale ne Kukes ku Skenderbeut ju vodh titulli prej Gjicit te Partise atje ne Kukes e ku karagjozi Enea Jorgji e beri aq pis emrin e birbilin e tij ”nderkombetar”…

Jane po keta qe kurre se mesuan dot faktin se Dinella e Kaci, Dembo e Vaso, Pilika e M.Kercici…Xhambazi …e me vone edhe Shkembi e Lila …jane jo vetem krenaria historike e futbollit korcar por njeheresh mbeten edhe yje te futbollit shqiptar ju pelqen apo jo atyre ”ustallareve ” injorante e shpirt zinj, xheloze e xhambaze me seli ne Tirane…

Aleko Pilika: profili dhe rrugëtimi në futboll

Po cili eshte realisht Aleko Pilika, lojtari klas, trajneri i mencur, qytetari fisnik e i shume respektuar i Korces…..njeriu e miku i mire , i thjeshte e i shume edukuar qe kurre se tha nje fjale te keqe per askend e qe kurre su ankua ani pse s’lane poshtersi pa bere nder vite ndaj tij…

Lindi ne 1940 ne Korce ne familjen e shume respektuar qytetare korcare Pilika …pasioni i tij i femijerise ishte e mbeti futbolli .

Ne moshen 17 vjecare shpallet Kampion i Shqiperise me ekipin e te Rinjve te Skenderbeut .

Ne moshen 18 vjecare luan per here te pare ne formacionin e pare te ekipit te te rriturve korcare …ndeshja e pare kunder Elbasanit fituar 2-1 ne 1958.

Prej 1959 -63 i thirrur rregullisht ne Kombetaren e Shqiperise dhe asnje aktivizim me te [???]…

Nga 1963-65 thirret te kryeje sherbimin ushtarak e jo si zakonisht tek Partizani por tek Dinamo [???]…me te cilen fiton 1 titull kampion ne edicionin 63/ 64.

Po kete vit luan po me Dinamon ne kupen ballkanike kunder Dinamos se Bukureshtit, Fenerbahces etj …si dhe eshte ne perberje te ekipit ne nje turne ne Kine …ku golat e Pilikes i japin fitoren Dinamos ne dy tre ndeshje te kesaj natyre…

Ne 1966 vendos te rikthehet ne Korce tek Skenderbeu i tij i dashur duke i thene nje JO te forte e te prere vazhdimit te karieres se tij tek Dinamo …e kaq u desh qe ndaj Pilikes te nise gjuetia e shtrigave..

…Ne 1970 ne perberje te Skenderbeut te famshem te Ilia Shukes trajner ku korcaret jane te pa mundur ne 23 ndeshje Lekua ka fatin e madh te jete kapiteni i tyre…

E nisi si qender mbrojtes dhe e vazhdoi deri edhe si mesfushor e sulmues …derisa ne 1971 ne moshen 31 vjecare e krejt pa pritur vendos ti vare kepucet ne gozhde…e ti thote mjaft futbollit te luajtur.

Karriera si trajner

Ne edicionin 74/75 nis karieren e tij si trajner…dhe i pa harruar per te, per Korcen e gjithe Shqiperine sezoni 76/77 kur Skenderbeu i tij realisht u shpall Kampion i Shqiperise por mendjet diabolike e djallezore te Mehdi Bushatit dhe Aziz Tahirit atje ne FSHF e tyre ne Tirane shpikin e sajojne nje kampionat fantazem me 3 faza derisa bejne cmos qe Titullin kampion t’ja japin Dinamos madje edhe titullin e goleshenuesit me te mire te kampionatit ja akordojne Pernaskes e jo Xhambazit etj etj …dhe mbahen ende mend fort mire ato c’ka ndodhen ne Durres ne ndeshjen Lokomotiva – Skenderbeu e ne Burrel e Lezhe ku luajti Dinamua e tyre….

Si per te lare turpin e tyre te madh e per tu mbyllur gojen korcareve…ne sezonin pas ardhes Skenderbeun e caktojne te luaje ne kupen ballkanike ku gjithesesi skuadra e Pilikes i mund ne Korce edhe jugosllavet e Rijekes por edhe greket e Arisit…

Nje vit para se te humbte titullin me Dinamon…po ky Skenderbe i Pilikes pat luajtur nje finale dramatike te Kupes se Shqiperise perballe Tiranes ku qe mundur 3-1 dhe 1-0…

E po per te lare gjynahet ndaj Leko Pilikes atje ne Tirane…mendojne qe korcarin e famshem tashme ta emerojne edhe si trajner te ekipit tone kombetar Shpresa…e kur pas nje sere rrezultatesh pozitive e kur Shqiperia e drejtuar prej tij mberriti ne finale ne 1978…[ ku me pas u shpall edhe kampione e Ballkanit] …befas Piliken e largojne nga pankina [???]…duket se inati anti-dinamovit s’paska te sosur…madje edhe ndonje ”klecke” biografie nisi ti zihet ne goje te urtit , te mirit e te aftit Pilika.

Largohet teper i zhgenjyer nga futbolli…edhe pse ne Korce vecmas por edhe ne krejt Shqiperine gezon respektin e mirenjohjen e te gjitheve si lojtar, trajner e qytetar fisnik .

Pasioni e rikthen serisht tek futbolli…e serisht si trajner ne 96 /97 por vetem per pak kohe …e me pas jeta e Leko Pilikes nis te rrjedhe krejt normalisht …dedikuar vehtes, familjes, shoqerise, qytetit te tij te lindjes…. femijeve te vet…kujtimeve emocionuese pa fund etj etj …

I martuar me Miranden motren e ish futbollistit te famshem korcar Todi Vaso …cifti Pilika ka tre vajza njera me e mire se tjetra…

Sot ne moshen 84 vjecare Aleko Pilika ose sic kam deshire ta quaj une …Babai i futbollit korcar …jeton midis Korces dhe Selanikut …i nderuar e i respektuar prej gjithkujt e vecmas prej bashke qytetareve te tij …por fatkeqesisht edhe i pa nderuar e i pa vleresuar ashtu sic e meriton ne te vertete per kontributin e tij te madh sportiv por edhe qytetar …prej harrestareve tane te keqinj , prej xhambazeve e dallkaukeve qe kurre s’dijten te vleresojne Vlerat por qe kane lindur e do vdesin mes anti -vlerash e aty ne pisllikun e tyre bere zhul der ne gryke.

Faleminderit Mjeshtri yne i madh i futbollit korcar e atij shqiptar bashke Aleko Pilika per gjithcka te mire e te mrekullueshme qe na fale nder vite…per futbollin tend klas, per mencurine tende si trajner e per qytetarine tende brilante…respekte e mirenjohje pa fund

….Titullin me te larte , me te madh, me te cmuar e me te merituar ta kemi dhene ne shqiptaret e tu…ta ka dhene Korca jote …ndaj mos e vrit fort mendjen per harrestaret dashakeqinj e per xhelozet e semure….jete te gjate e shendet te plote te kesh Mjeshter.

A.R.D / USA

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments