Harresë?! Është 75-se vjetori i ekzekutimit të elitës liberale politike të viteve të pasluftës…/Anila Rezhda
FB ju kujton çdo ditë ditëlindjet e miqve dhe njërëzve të njohur virtualisht. Media kujton ditëlindjet e VIP, kryesisht vajza e djem që bëjnë ndonjë këngë, zhvishen, përdorin drogë apo martohen e ndahen për të sajtën herë.
Sot duhet të kujtojmë diçka tjetër, shumë më me vlere, por për të cilën nuk dëgjova asnjë lajm në media.
Është 75-se vjetori i ekzekutimit të elitës liberale politike të viteve të pasluftës, atyre që të vetmin krim që kryen ishte se kërkuan për Shqipërinë një demokraci konkurruese, të hapur dhe të modelit perëndimor.
Duke i ekzekutuar ata në fakt u godit shansi e shpresa se ky vend për 44 vitet pasuese do të mund të bëhej i jetueshëm, më i lirë dhe më i zhvilluar.
E di që, fatkeqesisht, shumica sot nuk ka as kohë, as dëshirë, as durim dhe as ndjesi kujtese për ngjarje, emra dhe simbole të tilla. Kemi halle më të mëdha, p.sh. se ku bëri pazarin sot sundimtari i radhës, kush u nda e kush u fejua, ç’farë do të ketë sonte Portokallia, emisoni më i degjeneruar ndërkombëtarish me fjalorin më banal botëror.
Për pakicën, ata që ende dijnë të shohin përtej të përditshmes dhe përmes gjërave me integritet e vlerë, pra për ata që ende kanë kujtesë, kanë durim, kanë kohë dhe kanë ndjenja, – le t’i përcjellim këto foto dhe të mos harrojmë se 10 tetori 1947 ishte e mbetet një prej ditëve më të errëta dhe fatkeqe në historinë tragjike të këtij vendi!
Dhe te sjellim ndërmend faktin se, një pjesë e këtyre në foto ende nuk kanë varr, ende nuk kanë nderim, ende u jemi ne borxh!
Ekzekutimi dhe mënjanimi i inteligjencës nga jeta e kombit ka qënë, është dhe do të jetë ura jonë që shëmbet mes të qenurit sot dhe evolimit.
KURRË njerëzit e gërmave nuk ecën tek ne, nuk evoluan, u keqtrajtuan dhe u mënjanuan nga gjithçka, si dhe sot, si dhe kudo që i ndeshim.
Mjafton të thuash “i dipllomuar” që i krekosuri karnaval- klient partiak, të’t përbuzi përçmueshëm dhe të’t hetojë nëse ti do të zësh ndonjë vend pune të mirë, pra nëse je rrezik real për të.
E drejta e punësimit të shtetasit dhe në vënde pune ku ai banon, është e drejtë Legjitime e kujdo ne.
Shani për dekada të tëra dhe quani fajtor fqinjë e ndëratlantikët por e keqja jonë është vetëm e Jona.
T’i kishit vënë në postet e duhura inteligjentët për pak kohë se mos ndoshta pas 90-të vjetësh kishin punuar të dipllomuarit që t’ju rridhte uji nëpër çezma dhe jo si sot ende me kanoçe dhe orare!
Kur pyetën dikur një agjent Amerikan të arrestuar në Rusi se, si punoje, si na sabotove, pse nuk të kuptuam për dekada të tëra?
Ai u përgjigj.
“Unë kisha një mision të thjeshtë fare në shtetin tuaj. Të emëroja njerëzit e gabuar, pa vlera fare, me nivelin me 0-ro arsimor, në poste kyçe. Kështu menduam se do vinte rrënimi juaj si shtet dhe nga kjo u erdhi.” ❤️NilaR
I paharruar qoftë kujtimi i tyre!
U ndritëtë shpirti aty ku janë! Turp për ne.
@NewsIn.Al