HomePress EmigrantHelmi i gjarprit, ilaç i ri kundër kancerit dhe diabetit

Helmi i gjarprit, ilaç i ri kundër kancerit dhe diabetit

Helmi i gjarprit, ilaç i ri kundër kancerit dhe diabetit

Helmi i gjarprit mund të shndërrohet në molekula të parrezikshme që do të mund të kenë efekt pozitiv në shërimin e sëmundjeve, si kanceri apo diabeti. Ekipi i shkencëtarëve britanikë dhe atyre australianë ka theksuar se për të parën herë është vërtetuar se helmi i gjarprit në formën e proteinave të parrezikshme mund të përdoret për shërimin
e indit njerëzor.

Helmi i gjarprit zakonisht sulmon rrugët e njëjta fiziologjike, si dhe shumë sëmundje te njerëzit, ndërsa shkencëtari australian, Gevin Hatli thotë se kuptimi i transformimit të molekulave të helmit do të mund ndihmonte në zhvillimin e shumë ilaçeve. Disa lloje të helmit shkatërrojnë qelizat për transmetim të oksigjenit në gjak, përfshirë qelizat që ushqejnë tumoret kancerogjene, ndërsa Hatli thotë se përkufizimin e ndikimit të tyre do të mund të arrihej një shërim më efikas i kancerit, transmeton Telegrafi.

“Molekulat e helmit, ato që na vrasin, në fakt janë vetëm derivate të proteinave normale”, ka deklaruar Hatli, shkencëtar nga Universiteti Kombëtar të Australisë.

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments