KreuAktualitetiHetimi ndaj bankave, Autoriteti i Konkurrencës kërkon dëshmitarë për abuzimet me sigurimet...

Hetimi ndaj bankave, Autoriteti i Konkurrencës kërkon dëshmitarë për abuzimet me sigurimet tek kreditë

Hetimi ndaj bankave, Autoriteti i Konkurrencës kërkon dëshmitarë për abuzimet me sigurimet tek kreditë

Autoriteti i Konkurrencës ka bërë thirrje publike për të gjithë qytetarët që kanë marrë kredi pranë bankave të nivelit të dytë gjatë viteve 2021 – 2025, që të kontribuojnë me informacion mbi mënyrën sesi është kryer përzgjedhja e shoqërisë së sigurimit të jetës për kreditë e tyre.

Ky institucion ndodhet aktualisht në një fazë të avancuar të hetimit të thelluar mbi praktikat e bankave në tregun e sigurimit të jetës të lidhur me kreditë.

Hetimi mbulon periudhën nga 7 nëntori 2021 deri më 26 mars 2025 dhe synon të verifikojë kushtet në të cilat kredimarrësit kanë realizuar sigurimin e jetës për kreditë e tyre.

Qëllimi kryesor i hetimit është forcimi i konkurrencës në treg dhe garantimi që klientët të kenë mundësi të zgjedhin lirisht ofertën më të mirë, pa pengesa apo detyrime të imponuara nga bankat.

Autoriteti i Konkurrencës kërkon veçanërisht dëshmi nga kredimarrësit në rastet kur:

Kontributi i qytetarëve konsiderohet thelbësor për të siguruar një hetim të plotë, të drejtë dhe transparent. Të interesuarit mund të paraqiten pranë Autoritetit të Konkurrencës ose të kontaktojnë në adresën zyrtare të emailit: competition@caa.gov.al.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit