Paralajmërimi i frikshëm i Erion Veliajt: Kur unë të flas do të…
Pasi kishte pushtuar gjithë stacionet televizive për vite të tëra, tashmë Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë “viral” në rrjetin social Tik Tok gjatë kohës që qëndron i izoluar në qendrën e paraburgimit në Durrës.
Videoja e re e postuar së fundmi në profilin e tij, ka në përmbajtje një fragment të shkëputur nga një eveniment i Bashkisë së Tiranës në kohën kur Veliaj ishte i lirë ndërsa ka të mbishkruar një mesazh të koduar, drejtuar armiqve të tij.
“Je kaq i qetë. Modaliteti i heshtur është aktiv sepse unë nuk të pëlqej ty më. Kur unë të flas, do të jetë lajm i fundit”, shkruan Veliaj.
Ky nuk është mesazhi i parë i koduar që Veliaj poston në rrjete sociale. Së fundmi ai ka qenë më pak aktiv me statuse në facebook, ndërsa mbetet për tu parë se kë ka shënjestruar kryebashkiaku ende në detyrë.
@NewsIn.Al
