KreuAktualitetiHipokrati i njohur si “Babai i Mjekësisë”, ka lindur në ishullin Kos...

Hipokrati i njohur si “Babai i Mjekësisë”, ka lindur në ishullin Kos rreth vitit 460 p.e.s.

Nga Jorgji Sidheri

Hipokrati i njohur si “Babai i Mjekësisë”, ka lindur në ishullin Kos rreth vitit 460 p.e.s.
Hipokrati vinte nga një familje me tradita mjekësore; shumë anëtarë të familjes së tij ishin mjekë dhe priftërinj shëndetësorë.
Ai themeloi Shkollën e Mjekësisë së Kos-it, ku praktikohej diagnostikimi sistematik dhe trajtimi me metoda natyrale, duke hequr elementet mistike nga mjekësia.

Kisha 20 vjet pa vajtur në ishullin Kos, vajta një javë fillim gushti.
Në Kos kalova rininë pas mbarimit të universitetit deri në dhjetor 1998.Atje lindi edhe djali ynë.
Ishullin e gjetëm me rreth 16.000 banorë, e lamë me rreth 20.000.
tani mund të jetë rreth 40.000 banorë.
Më kujtohet- kur isha enigrant,një rrëfim i një banori fermer autokton në ishull, ai s’kishte dalë kurrë nga ishulli.Kultivonte qepë të thata, i kishte shkulur qepët,më mori disa ditë në punë, spo gjente punëtorë.Ishim komshinj,unë kisha punë por m’u lut dhe vajta,atje mësova të bëja gërshetë qepët.
Tregonte:
“Deri në vitet ’70 ishim mirë nuk njihej miu në ishull.Nuk kishim port,kalonte vaporit larg dhe vinin me varka mallrat dhe njerëzit.Pasi u bë porti që erdhi vapori, erdhi edhe miu i fshehur nëpër thasët e kamionëve.I vogël është miu por pjell shumë e na bën zarare në të mbjella.
Më shikon mua -tha, shiko edhe atë të shëmtuara atje (duke drejtuar kokën nga një grua në fund të parcelës)është gruaja ime.Ajo është gruaja ime që më vjen turp ta mar me vete sepse është më e shëmtuara në fshat dhe disa vite më e madhe, por ishim të varfër dhe sna jepnin nuse,atë e mezi ma dhanë.Fukarallëku ta djallos bukurin.Në atë kohë ishte keq për nuse po të ishe i varfër,s’lashë vend pa kërkuar në ishull,mos shiko tani që ka femra plot se erdhën turistët erdhën dhe të punësuarit këtu.”
Ishte burrë i pashëm tamam si ata aktorët e filmave egjiptianë që shikonim qëmoti.

Ishullin kur vajtëm në fillim,e gjetëm me hotele por ishte koha që ndërtoheshin të tjera ngado.
Tani ishte mbushur me hotele, shumica mbi 60% “all inkluzive” ku shumë prej tyre janë me 4- 5 yje.
Vizitohet nga 3 – 7 mln turistë në vit,varet nga sezoni turistik.
Turistët janë kryesisht nga Gjermania,Britania,Hollanda,Zvicradhe vendet skandinave.Ishulli ka 30.000- 35.000 shtretër.
Turizmi sjell të ardhurat kryesore të ishullit dhe aktivitetet e tjera ishin në shërbim të turizmit.Urbanizuar ishulli komplet,rrugët të asfaltuara të gjitha edhe ato që i kisha lënë me zhavorr .Në ishull në shërbim të turizmit janë 7 kantina vere dhe 4 marka vaj ulliri të cilat tregtohen në ishull për turistët dhe vendasit.Ka dhe pak fermerë që kultivojnë perime për sezonin turistik.Ka disa ferma familjare me dele e dhi, lopë për prodhime tradicionale të qumështit,kosit dhe djathit në shërbim të turizmit në ishull.Bile një fermë aplikonte të mësoje të milje vetë bagëtitë dhe të merje pjesë në prodhimin e bulmetit -një traditë ku vizitohet nga shumë turistë .

Familje nga Shqipëria nuk ishim shumë atëhere sepse pa letra nuk hyje dot në ishull.Tani ishte mbushur plot me familje nga Shqipëria.Punëtorëve sezonalë në turizëm ju paguanin edhe dhomën për të fjetur,ushqimin e kishin gratis në lokalet apo hotelet ku punonin.Pagesat për 8 orë ishin të kënaqshme nga 1500€ e lart për kamerierët dhe pjatalarësit, të cilat ju ngelesh neto në ato 6-7 muaj që punonin.Kuzhinierët mbi 2500€ neto.Në të zezë as që bëhej fjalë të punoje sot në Kos,10.000€ ishte gjoba për punëdhënësin po të gjenin një punëtor të pasiguruar.Shqiptarët ishin integruar mirë me biznese të tyre në shërbim të turizmit.
Ndërtimi kishte rënë shumica në duart e arta të shqiptarëve ku edhe punëtori i zakonshëm merte mbi 70€ në ditë.Ustallarët ishin bërë të artë.

Ishulli ka nivel mesatar 200-250m mbi detin.Vargmali ka majën më të lartë 846m mbi nivelin e detit.
Sezoni turistik zgjat nga Prill deri në fund tetorit. Ishulli ka mbi 300 ditë me diell.Temperaturat 28-34 gradë celsius në verë,pranverë vjeshtë 20-27 gradë dhe në dimër 12-18 gradë celsius.
Ishulli ka plazh me rërë të imët rreth 100 km dhe me gjerësi të bollshme pjesa më e madhe e të cilës është e aksesueshme për turistët.
Ndodhet rreth 12 orë me traget- 200 milje detare nga porti i Pireut.Trageti vazhdon për në Rodos që është edhe 4 orë më larg.
Ishulli Kos ka përballë Bodrumin e Turqisë rreth 2.2 milje larg.

Jorgji SIDHERI / Kos 2025

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit