KreuAktualitetiÇfarë pritet në shtator?! Deputeti demokrat e pranon: Nuk fitojmë dot përballë...

Çfarë pritet në shtator?! Deputeti demokrat e pranon: Nuk fitojmë dot përballë Edi Ramës…

Çfarë pritet në shtator?! Deputeti demokrat e pranon: Nuk fitojmë dot përballë Edi Ramës…

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku, ka kritikuar opozitën duke thënë se në këtë gjendje që ndodhet nuk mund të fitojnë kurrë përballë Edi Ramës.

Çollaku foli edhe për aksionin e shumëpërfolur opozitar të shtatorit kur pritet bllokimi i mandateve, deri në krijimin e një qeverie teknike.

“Ka një konsensus të gjerë, jo vetëm mes drejtuesve dhe deputetëve, por edhe mes militantëve e simpatizantëve, se në këtë gjendje PD nuk mund të fitojë më. Ne kemi nevojë për një reformim të thellë të opozitës në tërësi. Sa herë që PD ka përjashtuar ata me mendim ndryshe, ka humbur thellë. ADN-ja e PD-së është hapja, përfshirja dhe liria për të kritikuar, madje edhe liderin. Sëmundja që po e gërryen sot është kthimi në një model të Partisë së Punës, gjë që është mohim i vetvetes. Djegia e mandateve nuk ka më asnjë efekt. Seanca mbyllet dhe Edi Rama miraton ligje për 3 minuta. Bllokimi i mandateve, deri në krijimin e një qeverie teknike, mund të jetë një rrugë që ia vlen të shqyrtohet“, deklaroi Çollaku.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit