KreuAktualitetiPak ditë para prezantimit të kabinetit qeveritar, Zyrtarja e SHBA-së Nancy Vanhorn...

Pak ditë para prezantimit të kabinetit qeveritar, Zyrtarja e SHBA-së Nancy Vanhorn “zbarkon” në Kryeministri

Pak ditë para prezantimit të kabinetit qeveritar, Zyrtarja e SHBA-së Nancy Vanhorn “zbarkon” në Kryeministri

Mëngjesin e kësaj të premteje, e ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy Vanhorn, ka qenë e pranishme në Kryeministri, vizitë e cila vjen rreth katër muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe vetëm pak ditë përpara prezantimit të kabinetit të ri qeveritar.

Raporton se; diplomatja amerikane ka qëndruar në Kryeministri vetëm 20 minuta.

Vizita e Vanhorn, vjen ndërkohë që ditën e djeshme Komisioni Rregullator në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka miratuar me tre vota pro dhe dy kundër projektvendimin për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ky akt shënoi mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor dhe hapi rrugën për konstituimin e Kuvendit të ri.

Pas shpalljes së rezultatit, hapi i radhës do të jetë mbledhja e parë e Kuvendit, ku pritet të zhvillohet seanca e konstituimit. (Albeu)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit