80 vjet nga .masakra e Borovës
Historia e Borovës, fshati ku ndodhi një nga masakrat më të rënda të kryera nga nazistët gjermanë ndaj popullsisë civile në Shqipëri në vitet e luftës së dytë botërore, është përkujtuar në 80 vjetorin e saj. Mesditën e 6 korrikut të 1943, forcat gjermanë të divizionit të parë alpin të udhrëruara të marshonin nga Mali i zi në drejtim të greqisë hynë në fshat dhe i vunë zjarrin shtëpive, ndërsa vranë 107 persona civilë, ndër të cilët burra, gra, pleq pa kursyer edhe fëmijët. Mes lotësh, e kujtojnë atë ngjarje të rëndë sot, dy prej banorëve që asokohe ishin 7 vjeç. Petraq Totoni dhe familja e tij arritën t’i mbijetonin masakrës ndërsa Jorgjia Simo Lika ishte pjesë e familjes që humbi më tepër pjesëtarë. Në këtë masakër, asaj iu vranë prindrit, 2 vëllezër si dhe 2 motrat
Një kronikë speciale do të transmetohet në fund të edicioneve informative në RTSH Korça, në orët 19:00 dhe 22:00

