Sa kushton një jetë njeriu? Si e vranë Endri Mustafën, babanë e tre fëmijëve
Gjatë dëshmive të tij, Ergys Malja, rrëfeu se Ibrahim Lici, ia kishte kërkuar me patjetër t’ia nxirrte në pritë Endrin, të dielën e javës. Por ai kishte thënë se mund ta bënte më shpejt se kaq, dhe mund ta nxirrte, që natën kur e lajmëroi se Endri e kishte ngrënë mashtrimin e ‘hashashit’.
“Në Shënjestër”’ solli detajet dhe anët e panjohura të vrasjes së Endri Mustafës. Ai ishte një fajdexhi i njohur në qytetin e Shkodrës, që jepte shuma të ndryshme parash në këmbim të interesit. Për të kjo ishte një punë, me të cilën ushqente familjen.
“Unë i thashë Endrit, a ikim sonte ti këpusim ato, për hashashin. Ai doli, hapi derën dhe më tha prit sa të ndërrohem dhe të marr pistoletat, se mos na duhen. Rrugës Endri po shikonte pistoletat dhe më pyeti cilën dua. I pashë dhe i thashë më jep këtë të zezën. U afruam tek ‘Gropa e Eskavadorit’, kur aty nga një si tip shkurre, doli Ibrahimi, me armë në dorë, i cili gjuajti direkt në drejtim të Endrit. Aty Endri u ul në tokë dhe rrinte duke lëviz dhe i thoshte Ibrahimit: ‘Aman mos më vrit, kam tre fëmijë, nuk të zë me gojë, nuk kam ditë gjë’. Ai u çonte dhe binte në tokë. Ibrahimi iu afrua, i vuri dorën diku në gjoks dhe i tha: ‘Të ka falë zoti, qofsh i xhenetit’, dhe ka gjujt veç një plumb që kërciti”.
Por fill pasi u mësua se Ibrahim Lici ishte autori i dyshuar i vrasjes në pritë të Endri Mustafës, familja e tij reagoi duke mohuar të ishte ai ekzekutori. Madje babai i autorit të dyshuar të krimit, tha se Ergys Malja, ishte punëtor i Astmer Bilalit. Duke ia lë fajin këtij të fundit për vrasjen e Endri Mustafës./Marre nga Balkanweb
@NewsIn.Al

