KreuKulturë / ArtHistoria e Cokes që la shkollën në Tiranë dhe shkoi në Zvicër...

Historia e Cokes që la shkollën në Tiranë dhe shkoi në Zvicër për të punuar…takim me mësuesin 25 vite më vonë!

Askush nga shokët e tij të klasës nuk e donte, sepse ai ishte një djalë dembel dhe i zbrazët, i cili kurrë nuk iu perkushtua mësimeve. Sidomos mësuesi i tij gjithmonë zemërohej me Coken duke thënë: “po më çmend !”

Një ditë nëna e Cokes erdhi në shkollë dhe u takua me mesuesin e tij. Mësuesi me sinqeritet tha: “Fëmija juaj është një fëmijë që nuk studion dhe bën budallallëqe, notat e tij janë të ulëta, unë kurrë nuk kam parë një student kaq dembel si ky në jetën time”.

Nëna e tij u befasua shumë, ajo e hoqi Coken nga shkolla dhe u transferuan në Basel.

Kanë kaluar 25 vjet .. qëlloi që mësuesi u emërua gjithashtu në Basel. Një ditë mësuesi pati një atak të rëndë në zemër. Të gjithë mjekët thanë se ai kishte nevojë për operacion. Ky ishte një operacion i vështirë dhe ishte vetëm një kirurg në Basel që mund të bënte operacionin.

Mësuesi kreu operacionin. Kirurgu i pashëm po i buzëqeshte kur hapi sytë. Mësuesi thjesht po e falenderonte kur fytyra e tij filloi të bëhej e purpurt. Ai ngriti dorën për të thënë diçka, por para se ta thoshte atë, ai u mek dhe vdiq.

Mjeku u befasua. Duke u përpjekur të kuptonte se çfarë ndodhi, ai hodhi një vështrim të kontrollonte përreth.

Cokja, i cili pastronte dhomat, hoqi nga priza aparatin e frymëmarrjes dhe vuri fshesën me korrent.

Çfarë prisnit që Cokja të ishte bërë mjek?!

(Andi Larti)

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit