Home Opinion “Puna që bëj, paguhet shumë pak 17.000 euro në muaj…duhej të ishte 100.000 euro”, thotë i revoltuar në studion e Fevziut BATONI!

“Puna që bëj, paguhet shumë pak 17.000 euro në muaj…duhej të ishte 100.000 euro”, thotë i revoltuar në studion e Fevziut BATONI!

0
“Puna që bëj, paguhet shumë pak 17.000 euro në muaj…duhej të ishte 100.000 euro”, thotë i revoltuar në studion e Fevziut  BATONI!

Ana tjetër e skandalit…
U konsiderua skandal rjedhja e të dhënave të listpagesave të 630 e ca mijë të punësuar.
Të parët që u zëmëruan më shumë ishin analistët,bile më shumë nga të gjithë u zëmërua Baton Haxhiu i cili megjithse ngjiret për të ngritur në piedestal arritjet e qeverisë, për një moment harroi përse paguhet dhe deklaroi :” Dalja e rrogës time në publik e papranueshme,ka rënë shteti…”
Jo ! O zotëri nuk ka rënë shteti dhe s’ka pse bie shteti pse u bënë publike lispagesat e rrogave mujore…Ra fasada e këtij shteti Po! -dhe dolën të vërteta në publik të asaj katrahure pagesash marramëndëse ,e rjetës së merimangës së trafikut të influencës -vetë kjo katrahurë e rrëzon shtetin dhe jo publikimi i tyre.
Ç’treguan ato tabela me emra,ndërmarje institucione dhe paga…?
-Treguan publikut pse zihen,
bërtasin,largohen nga studio analistët kur nuk arijnë të bëjnë detyrën përse janë paguar..të bindin opinionin për ato që thonë ata prapa perdes…
-Treguan opinionistë që rrogën e marim si “kirurgë” në spitale private.Gazetarë që marrin rroga këshilltarë në bashki,Ujësjellës -kanalizime apo roje në Polici pyjore.
-Treguan se gratë,burrat,vëllezrit,
baxhanakët,kunetrit,kushërinjtë e afërt të politikës nën efektin e trafikut të influencës marri paga mujore dhjetra milonshe në shumë subjekte private.
-Treguan se në të njëjtin pozicion pune paralel në subjekte private…njerëzit e familjes së politikanëve e të pushtetit marin deri 10 herë pagë më të larte se të tjerët.
-Treguan se kompani të mëdha të huaja që zhvillojnë aktivitet në Shqipëri,pagat e drejtuesve dhe menaxherëve megjithëse me humbje ,i paguajnë 15-20 herë më shumë se shqiptarët.
-Treguan se me se është bërë “lakrori me dy petë”, çkishte brenda.
Më kryesorja e skandalit të publikimeve të listpagesave është : Solli material për analiza e audit…SPAK
-Burimi i pagave dhe analizë subjektit pagues të pagave maramëndëse…të pajustifikuara ku ndoshta do dalë e ne humbje biznesi (!)
-Kontroll në pozicion të punës të personave që iu doli emri në 2 apo 4 vende pune…me paga marramëndëse habitëse kur rinia shqiptare mbetet e papunë.
-Me 40 mlm lekë (të vjetra)paga që mer dikush në 4 biznese njeherësh (thjesht se është afër politikës) mund të punësohen 70
shqiptarë që ikin nga ky vend si të papunë.
Pra listpagesat zbuluan që Shqipëria është Bahçe me lule për politikanët,pushtetarët,të afërmit dhe mediat që ju shërbejnë atyre !
Ku çan dot një i ri i zakonshëm shqiptar të gjejë një vend pune…
-Ku çan dot një i punësuar të shkojë të bëjë detyrën,të ushtrojë kontroll në një subjekt apo kompani ku kanë shënuar emrat dhe marrin rroga të afërmit e politikës apo pushtetit.
Kjo humbi shpresën tek rinia…që ikën çdo ditë nga ky vend.
Vetëm një “Rruspë” me të rinj me vizion,të pa lidhur në fijet e merimangës mund ta kthejë këtë vend në normalitet duke prishur njëherë e mirë rjetën e merimangës…edhe “papagajtë” do ngelen pa paga,sdo dalin më nëpër kanale televizive të bindin shqiptarët se sa të lumtur janë..
Zoti ventë dorë në këtë vend të pasur por që ka rënë në dorë të zullumqarëve të pangopur…!!!
***
Për një gjë më erdhi keq për listpagesat : sherri që plasi mes disa çifteve kur panë pagat e njëri -tjetrit,dikush realisht nuk mer kaq se një pjesë ia çon eprorit,
dikush ia ka çuar një pjesë prindërve pleq apo më keq akoma kur dikush bën sevap e mban të dashur të papunë…
Këtyre iu prek privatësia por jo opinionistit që ngjiret në tv dhe pagën e mer në një subjekt që ska lidhje me tv…apo një gazetar që mer e lekë si këshilltar nga taksat publike…
Jorgji SIDHERI

@NewsIn.Al