KreuAktualitetiHistoria përsëritet... I njëjtë mbetet vetëm Enea Jorgji!/ ILIR JANO

Historia përsëritet… I njëjtë mbetet vetëm Enea Jorgji!/ ILIR JANO

Historia përsëritet… I njëjtë mbetet vetëm Enea Jorgji!


Nëse kartoni i kuq që grisi Hamdi Salihi në ndeshjen e masakruar midis Kukesit dhe Skenderbeut para disa vitesh do ishte “lexuar”, “gjykuar”, vlerësuar, shumë gjykime do ishin ndryshe dhe futbolli do fliste me gjuhën e profesionalizmit në fushë, jo me oreksin e bilbilit të rradhës!
Dje ishte Partizani Vllaznia dhe përsëri kamikazi është i njëjti, Enea Jorgji. Një penallti e paqenë, atëherë kur koha nuk të premton të rikuperosh asgjë, ndrron emrin e skuadrës kampione. Drejtuesit e Partizanit kërkojnë drejtësi… ku ta gjejnë? Drejtësia nuk kërkohet vetëm kur kjo nuk është e tillë mbi kurrizin tënd…
Kampionati vazhdon, Enea aty është… Salihi mban mend ndeshjen e fundit në atdheun e tij me një karton të zi mbi supe, në vënd të medaljes që aq shumë e meritonte… ai iku, por foli… vetëm populli e sportdashësit e kuptuan dhe duartrokitën , “FeSheFistet” dhe analistët e dënuan… e dëbuan, sepse veç kështu do mbronin produktin e tyre… dhe lotët korçare për grabitjen e titullit,  ja shpërblyen Jorgjit me arbitrim në UEFA… Korçen kampione e internuan, dënuan, e dëbuan nga Europa me anonimet e trasheguara… dhe përfundimi nuk vonoi të trokasë… Ekipet shqiptare, pa asnjë rezultat në Europë! Çdo gjë ecën në të njejtat shina! Paaftësia në piedestal, Eneat me kapistall në qafë lëshohen në fushat e futbollit për të shënuar “viktimën” e rradhës…
Dje u prek ekipi i “preferuar”… dje analista dhe specialista bashkë u tradhetuan nga produkti i tyre… të shohim reagimin…
Kartoni i kuq i Salihit, akoma i grisur ka mbetur…

#Ilir Jano

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit