HomeOpinionNESTOR DEDE/ Asgjë e re nga "Fronti i emigrantëve"

NESTOR DEDE/ Asgjë e re nga “Fronti i emigrantëve”

Historia e një dështimi ( Shëmbull për tu shmangur)

Mendoja dhe besoj akoma se shqiptarët në Greqi kanë nevojë për përfaqësues energjike, që vozisin larg frikave e komplekseve të nëpërkëmbjes sistematike të institucionalizuar kundrejt shqiptarëve në Greqi.
2017 dhe një mandat në Federatë mbaronte, një i ri gjer atëherë korrekt e ambicioz kërkoi mbështetjen për të garuar për postin e presidentit të Federatës Shoqatave Shqiptare Greqi. Ia dhashë pa kushte e rezerva se dukej që dëshirat për bashkim, përfaqësim dinjitoz dhe pa rezerva të emigrantëve shqiptarë dhe të drejtave legjitime të tyre na përputheshin.
Perveç kësaj realisht nuk pashë në asnjë konkurrent seriozitetin dhe dëshirën për të vazhduar punën e nisur vite më parë nga pararendësit.
Lëvizëm shumë, për ta njohur, punuam shumë që e nesërmja të ish vërtet një fillim i ri e i mbarë. Nuk u morëm me emra, përqafuam ide, hapi parë do ish bashkimi I madh. Shqiptarët do dilnin me një zë – dy pretendentë shtrënguan duart një mbasdite shtatori dhe premtuan nga fundi I Nendorit të ecnin krah për krah, të ecnin një.
Zgjedhjet u fituan me diferencë minimale por nga të gjithë të pranishmit të pranuara. – Por pas në një tavolinë djallëzia krijoi “viktimat” , inskenoi përplasjet që vazhduan.
U gjenda me insistimin e njëshit i ngarkuar me detyrën delikate të sekretarit të përgjithshëm. Pavarësisht përpjekjeve përplasjeve të nxitura nga më lart nuk u shpëtuam, nuk i shmanga dot. Akoma nuk e kisha kuptuar që e keqja vinte nga brenda nesh.
Bashkimi synimi i madh u minua po aq shpejt, kryetari unionist kur erdhi ora për të vendosur u “zhduk “, dhe ditën e festës së flamurit vjen vetë i dytë dhe atë ta prishë.
Tashmë gjërat kish filluar të shtyheshin çuditërisht, në kryesi kishin nisur “spastrime” dhe nuk po e merrnim vesh. Morrëm me qira ambjentet të reja, me shumë hapësirë dhe mundësi, por jo vetëm që kuotat nga anëtarët vazhdonin të mos mblidheshin por edhe “biznesmenët” në kryesi kursenin edhe 20 Euro të jepnin për të mbajtur ambjentet dhe shqiptarët të kishin qendrën e tyre.- Me njerëz të ngushtë sa punë të mëdha mund të bësh?!
Hyn viti i ri dhe në tre muaj minjtë kishin brejtur shtëpinë e drunjtë që tashmë mbahesh nga ku kishin zgjedhur ata.
8 Janar dhe jemi tek ministri i Diasporës por në vend të shfaqim vizione e projekte merremi me kapedanët e PS Athinë…. Kërkuam e morrëm premtim për përurimin e ambjenteve të reja gjatë vizitës së tij në 25 Janar, etj. Por sa erdhëm në Athinë të kundërtat vepra bëmë.
Para MD vendosëm të bashkëpunojmë me ambasadën për një takim me gjithë organizatat e emigrantëve dhe aktivistët e spikatur, sa erdhëm në Athinë portierin e ambasadës e të ministrit zumë të bëjmë derisa “jetim” na flakën me të drejtë në rrugë.

Duke parë këtë epope krenaria ngadalë ngadalë i la vend turpit e të qenit pjesë ( pavarësisht se fiktive) e një trupe të përulur, pa vetëdije, ku atdhedashuria është veçse një mënyrë për tu shquar, me kokën që i mbahej nga dy kapistra një nga lindja e një nga perëndimi, viktimë patologjike e vetvetes, por edhe ambjentit që ushqeu për rreth.
I joshur nga lajkat përfundoi buratin qëllimesh të dyshimta të të tretëve.
Një që rrugë di të hapë me sharje, shpifje e kërcënime nuk mund të jetë por as të quhet lider pavarësisht nga flamujtë që mban. Ambicja e të qenit dikush U shndërrua në pasion të sëmurë uzurpimi, pavarësisht moralit që shfaq.
E bukur karrigja e kryetarit por do forcën e urtësisë dhe jo të mendjemadhësisë. Ajo karrige do udhëheqës e udhërrêfyes dhe kurresesi Jo mendjelehtësi e vetkënaqësin .
Shumë nga ne kemi harruar që përpara ecet me vizion, studim, bashkëbisedim e bashkëpunim. Konfliktualiteti karakterizon qënjet e pazhvilluara.
Duke mohuar dhe duke luajtur telefon i i prishur” nuk behet bashkëpunim- edhe në mejhane rakia përfundon në sherr.
Kapadaillëku, mendje lehtësia, cmira , paaftesia, intriga të ndërthurura me mungesën e një vizioni dhe strategjie bëne që të zhysnim Federaten në një vorbull paqartësie të rolit e peshës reale të saj deri në auto denigrim total.
Ndërhyrja në çështjet organizative të pjestarëve, makinacionet në favor të njërit a tjetrit, gjuha ofenduese dhe fjalori i ulët i përdorur dhe publikisht, të mbajturit peng të FShShG-së( Komunitetit), të Lidhjes, etj si dhe denigrimi sistematik i kujdo që su vete përshtat- janë përshkrimi më i saktë i aktivitetit të tyre nga 2018 deri më sot.
Po kështu dhe përpjekja për ndryshim emri e cila në të vërtetë hapësirat e bashkëpunimit mbyll.

Nestor Dede

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments