Eurovisioni dhe Shqipëria e sotme….Nga Aleksandrino Ikonomidhi Sulioti .. Një analize shumë e saktë !
Të dashur miq dhe mikesha, mos u hidhëroni kaq shumë me rezultatet e Eurovision-it dhe ju lutem mos u mbingarkoni nga fanatizmi dhe nacionalizmi i egër për një event kaq të bukur muzikor, që 65 vitet e fundit synon të arrijë të kundërtën, duke shkëmbyer kulturë, përvoja muzikore, diversitet, respekt reciprok, barazi etj. Mos harroni se çfarëdo që të ndodhë, nuk pushon së qeni një festival muzikor dhe një shoow televiziv që synon të na argëtojë dhe relaksojë.
Fundja nuk është një fitore diplomatike kombëtare në një gjykatë ndërkombëtare, as do një dallim ekonomik ose shkencor në një organizatë ndërkombëtare. Κemi probleme shumë më serioze për t’u shqetësuar dhe kohën përpara për të përmirësuar edukimin tonë muzikor. Le të mos shëmbim gjithçka me teori konspiracioni sepse nuk na pëlqeu rezultati.
Për ne që kemi ndjekur festivalin për shumë vite me radhë dhe e kemi jetuar edhe nga afër, dihet shumë mirë që rezultatet nuk luajnë ndonjë rol dhe se nacionalizmi në këtë konkurs nuk përshtatet askund.
Eurovisioni ka një logjike të veçantë vlerësimi e cila gjithmonë befason me rezultatet por që gjithsesi gjithmonë bie në sy diçka origjinale dhe unike. Sigurisht, ka aleanca dhe bashkëpunime, të cilat janë logjike deri diku (megjithëse janë kufizuar mjaftueshëm vitet e fundit), veçanërisht në lidhje me “shtetet e reja” që dikur kanë bashkëjetuar në konfederata, në shtetet me gjuhë dhe kulturë të përbashkët ose dhe me shtetet që kanë të njëjtin treg muzikor si Greqia me Qipron, Vëndet Skandinave, ish republikat jugosllave dhe pse jo? Ndoshta dhe Shqipëria me Kosovën në në ardhmen.
Kështu që shumë e mirë ishte Anxhela, shumi i mirë ishte Gjoni i zvicrës, shumë e veçantë Franca, interesante Greqia etj por publiku evropian vendosi ti japi çmimin e parë Italisë, e cila përfaqësonte diçka ndryshe (alternativ rock)

