KreuAktualitetiHolandë – Angli: Incidente të rënda mes tifozëve të dy vendeve para...

Holandë – Angli: Incidente të rënda mes tifozëve të dy vendeve para ndeshjes për Euro 2024

Holandë – Angli: Incidente të rënda mes tifozëve të dy vendeve para ndeshjes për Euro 2024

Tifozët holandezë dhe anglezë që ndodhen në Dortmund për Euro 2024 janë përplasur, për pasojë rrugët e qytetit gjerman janë kthyer në një fushë beteje.

Siç raportojnë mediat e huaja, sulmi është nisur nga tifozët e “Oranies” me policinë duke ndërhyrë me shpejtësi dhe duke shmangur më të keqen.

Madje, autoritetet gjermane kanë bërë edhe arrestime, pasi përveç përleshjeve ka pasur edhe dëme materiale.

Vlen të theksohet se dy skuadrat përplasen për gjysmëfinalen e Euro 2024, me fituesin që kalon në finalen “e madhe” të turneut, ku ndodhet Spanja.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit