Tuesday, December 3, 2024
spot_img
HomeAktualitetiNjë marshim madhështor i "Family Pride" në Thessaloniki me moton: "Poshtë duart...

Një marshim madhështor i “Family Pride” në Thessaloniki me moton: “Poshtë duart nga fëmijët tanë”.

Një marshim madhështor i “Family Pride”Thessaloniki me moton: “Poshtë duart nga fëmijët tanë”.

Nga Anila Rezhda

Të gjitha moshat, me lulet e jetës të na paraprinë, qyteti gumëzhoi nga lumturia e vërtetë, nga Familja-Familje me Nënë, Baba, Fëmijë, Gjyshe dhe Gjyshër.
Ishte një ditë që na mbushi gjoksin plot jetë, gëzim dhe shpresë se Familja nuk do mund të preket kurrë.

Jetojmë në epokën e të paaftëve të shitur për interesa partiake përfitimi jo për ideologji, llustraxhinj të të pasurve, origjinal analfanetë që nuk punonin dot aty përcakton vetë niveli i tyre…të cilët kanë kapur majat e shoqërisë dhe si robotë duartrokasin e firmosin gjithçka, pa asnjë lloj analizimi psikologjik/ shoqëror të dëmit që mund ti sjellin të mirës masive.
I sheh kudo tribunave të flasin, të flasin, të premtojnë, të shesin veten për një të ardhura të majme duke indinjuar idealistët dhe ideatorët, duke anashkalur histori të shkruar me akte dhe jo me pallavrat që janë mësuar të mësojnë përmëndësh si poezi.

Njerëz që nuk guxojnë të thonë diçka por që llakaçisin fjalë e fjalë pafund se u erdhi ora të lyejnë gishtin te qypi me mjaltë.
Këta njerëz janë ata që i imponuan shoqërive anormalen dhe anti njerëzoren. Dhe sapo kuptojnë që u je përballë, kundër tyre, ngrysin vetullat si nazistë dhe duan vetëm bindjen dhe heshtjen tënde, mëndë dhe përvojën le ti hajë Gomari-sipas tyre!!

Këta na detyruan e u dhanë hov në emër tonë paradave të atyre që kur kërkojnë kokën ku e kanë e gjejnë shpesh tek këmbët.
Këta na detyruan që ata ti dëgjojmë me orë të tëra të pafund televizorëve për “kryeveprën” e tyre të vetme që është të na përshkruajnë me kë flënë dhe si flënë dhe kur flënë…??
Pa pikë turpi i hamë në turi nga qeshës si Guimpleni që për hir të ndonjë paraje që do u hidhet nga lart na përçmuan jetët.
Ku është parë që të detyrosh një shoqëri të gjynjëzohet para atyre që dinë të flasin vetëm për sex me të njëjtën gjini dhe falë këtij instikti hormonal VETËM, të na mbinë kudo e të njohin ecuri të frikshme për lart!

Por e Bukura ka shkëlqyer përherë!
Bredharakët e zyrave historikisht kanë fituar si fillim dhe kanë përfunduar si një lajmërim vdekje në një shtyllë korenti.
Janë mjeranë dhe për ti qarë kur sheh se pamundësia të arrijnë meritueshëm skajet e dritës, i katandisi të shitur dhe shërbëtorë.
Shoqëria ka dhe do ketë vlerat e saj klasike të pacënueshme.
Çirruni gjithë ditën Ju për ata, ju për lekë ata për ca dashnorë më shumë (gjini asnjanëse), shoqëria është forcë e madhe dhe nuk ja dalë askush mbarë me të!!

Thessaloniki fill pas paradës së ngjyrave dha përgjigjen e tij rrugëve si në foto.
Në mbarë Evropën rezistenca e heshtur e popujve po duket dhe ka filluar.
Kokat që na shkaktuan bela po bijen si fiqtë e Gushtit dhe gëzimi im është që do ikin dhe qurravecët që kanë përreth kudo, afër dhe larg.
Partisë Demokratike të Re, votimi i ligjit për martesat mes tyre dhe kryesisht birësimi i fëmijëve i kushtoi humbje të madhe sidomos në qytetin tonë.
Endacakët e tyre që bredhin me torba natë e ditë për përgatitjen e tubimeve të tilla dhe tendencën që të na bindin se vetëm ata dinë nga shoqëria, organizime, kulturë dhe ata dinë të ardhmen tonë!!! filluan në mbarë BE-të marrin pështymat e para në surrat.
Fitues të miliardave para të zeza ngrysën dhe plakën shoqëritë duke na qerasur ilaç qetësues-fli, rri, hesh, mos u bë merak, i dimë ne të gjitha edhe për ty!!

Në shumë qytete pati marshime të njëjta.
Edhe në Shqipëri u bë po një marshim i tillë ideal në mbështetje të familjes shqiptare por nuk po gjej foto.

Të reagosh kur duhet, kur salla duartroket atë që nuk e kupton fare përse po bëhet, është një fitore jete për lumturinë e shpirtit tënd!
Vurja vetes detyrë të mbish aty ku tjetri nuk e pret!
Mos tradhëto kurrë veten dhe idealin që dashurove!
Bravo Thessaloniki!! NilaR

Edhe ne emigrantët, Festojmë familjen Helene!

@NewsIn.Al

 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments