Humb jetën në aksident, anëtari i Këshillit Bashkiak Korçë zoti Petraq Premti.
Petraq Premti, i cili ka humbur jetën pasditen e sotme në Maliq të Korçës, sapo kishte dalë nga lokali në momentin që ka ndodhur aksidenti. Mjeti me drejtues S.K e ka goditur viktimën në ajër e më pas e ka marrë zvarrë 100 metër.
Këshilli Bashkiak i qytetit shpreh ngushëllimet për humbjen e inxhinierit te njohur
.
“Tronditës lajmi për ndarjen e parakohëshme nga jeta të këshilltarit të Këshillit Bashkiak, Petraq Premti, i cili humbi jetën pasditen e sotme në një aksident rrugor.
Petraq Premti ishte anëtar i Këshillit Bashkiak Korçë që prej vitit 2007 dhe në vazhdim.
Ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e njeriut të dashur!
Të prehet në paqe dhe përherë i paharruar!”
@NewsIn.Al

