Nga vine veshtiresite ne shkruarjen e historise tone.
Shkruajtja e historise se Shqiperise ka pasur dhe vazhdon te kete mangesi e inkonseguenca. Pse? Ku qendron problemi?
Problemi qendron te modeli jo i pershtatshem qe eshte zgjedhur per te ndertuar kete histori.
Eshte zgjedhur modeli i shteteve perandorake, me dinastira te trasheguara ne shekuj, i shteteve qe kane tradite ne qeverisjen e brendshme, qe kane mundur te arrijne me kohe unitetin kombetar dhe qe i kane prodhuar e institucionalizuar vete elementet juridike e legjislative.
Fatkeqesisht vendi yne nuk i ka te spikatura keto tipare. Ky lloj kostumi na rri shume i madh. Kete skelet perandorak e etatist nuk e mbushim dot me mish, se po te jete per kocka, kocka sakrificash, kemi plot.
Qysh prej shekullit te XVI ligjet e qeverisjes dhe administrimit i kemi pasur te imponuar nga pushtuesit ose edhe nga aleatet, ndaj nuk kemi trasheguar ndonje fanatizem per zbatimin e tyre. Figurat tona politike nuk kane mundur te jene 100 perqind “te pastra”. Ne karierat e tyre jane prirur nga shfrytezimi i rrethanave nderkombetare per te arritur objektiva kombetare minimaliste dhe jane detyruar te bejne kompromise te shumta.
Por ama ne jemi nje komb i mbijetuar me sukses ne vazhden makinacioneve te politikes boterore. Dhe kjo nuk eshte pak. Ne kete mbijetese kemi shfaqur virtyte te jashtezakonshme, por edhe momente dobesie e percarjeje qe kane lene pasojat e tyre edhe sot e kesaj dite.
Prandaj, per te ndertuar historine tone duhet te gjendet modeli i pershtashem, pa pretendime etatiste te egzagjeruara. Modeli i duhur imponon pastaj edhe metodologjine e duhur.
Histori te mbijetuarish ka qene historia jone. I tille duhet te jete edhe modeli i konstruktit te saj, model qe nxjerr mire ne dukje pikerisht mekanizmin e fuqishem te mbijeteses. (Ashtu sikunder e kane evidentuar kete mekanizem hebrenjte, irlandezet etj.).
Keshtu historia jone do te jete vertet shkencore dhe mesimdhenese per te ardhmen. Procesi i mbijeteses ende nuk ka perfunduar.
vrgj.
@NewsIn.Al

