Tuesday, August 11, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“HUMBESIT E NJE QYTETI"/ Nga Erjona Pambuku

“HUMBESIT E NJE QYTETI”/ Nga Erjona Pambuku

“HUMBESIT E NJE QYTETI”

Nga Eriona Pambuku

E pamundur të vija gjumë në sy teksa mendoja se një nënë ( që e njoh prej vitesh) qau mbrëmë e do ta bëjë për gjithë jetën birin e saj për të cilin ndoshta kishte thurrur aq shumë ëndrra.
Orët e pritjes për kapjen e autorit u shoqëruan me dhjetra e qindra komente ku brenda kishte aq shumë urrejtje, mllef….dhe si në një tablo imagjinoja një lumë njerëzish që suleshin ta vrisnin autorin e krimit, edhe ai një djalë i ri i etiketuar prej kohësh si njollë e zezë e kësaj shoqërie.
E dashur shoqëri, NDALU! REFLEKTO! GJYKO! MOS PRIT MË se cdo minutë që kalon është në dëmin tënd.
Përpara se të gjykosh arsyeto, përpara se të vendosësh gjej shkakun, përpara se të gjesh shkakun vepro, përpara se të veprosh NXITO!
Nxito shoqëri….je kaq VONË.
Një djalosh iu largua kësaj bote sepse një tjetër djalosh ndoshta nuk e kemi njohur sic duhet
E keni parë e dëgjuar se sa shumë fëmijë sot po rriten me gjyshër që vetësakrifikohen, që shumë të tjerë rriten përpara kohe duke mos jetuar ashtu sic duhet asnjë fazë të jetës, që shumë të tjerë përjetojnë ankthin e divorcit të prindërve, që shumë të tjerë përjetojnë “ arratisjen” e prindërve në drejtim “ të paditur”, që shumë të tjerë punën e rëndomtë në moshë të mitur, që shumë të tjerë bullizimn e shoqërisë…A identifikohen ata nga strukturat e shtetit? A e sheh njeri mllefin me të cilin rriten? A e sheh njeri punën “ e zezë” që bëjnë?
Shoqëri je verbuar, shoqëri….Merr triumfin në dorë si një marathonomak i plagosur.
Zbute zemrën e mbushur me urrejtje dhe parandalo gjëmat që kanë kohë që i janë afruar pragjeve tona.
Korca ishte qyteti i rradhës që u plagos nga një gjëmë…një këmbanë mbajti frymën…dy të rinj humbën ( njëri ndali frymën për tu kthyer në ëngjëll e tjetri në djall drejt errësirës)
Shoqëri SOT HUMBE TI
Humbën punonjësit e tu socialë, humbën psikologët, humbën forcat e rendit, humbën mësuesit, edukatorët, prindërit…Sot të gjithë u mbytëm nga klithmat tona!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments