Wednesday, December 4, 2024
spot_img
HomeKulture / ArtHumor pa censurë, pa u menduar shumë...origjinal nga pena brilante e Agim...

Humor pa censurë, pa u menduar shumë…origjinal nga pena brilante e Agim Xhafkës!

Humor pa censurë, pa u menduar shumë…origjinal nga pena brilante e Agim Xhafkës!

Sot vara në mur kalendarin e ri.Të vjetrin e lashë te korridori i shkallëve.Kur dola pas ca çastesh nuk e pashë.E kanë pérlarë se ishte me pamje mahnitëse nga natyra,mendova.Te oborri më merr në cel Nazifi,moshatari im.
-Rrofsh për atë kalendarin,-më tha.-Nuk kemi lekë për piktura andaj ca foto po i ve në kornizë e do më ndrisë shtëpia.
Sa do ia mbyllja kur Nazifi uli zërin e më pyeti:
-Ore,noti në pishinë të ka bërë aq aktiv ty? Se i pashë,i pashë,-më tha.
-Çfarë pe,mo?
-Ato dhjetra e dhjetra herë.
-Cilat?
-Ato Q që kishe shënuar në kalendar.Po çdo javë mballosesh ti o,byrazer?Hallall,vëlla.Unë s’e mbaj mend kur qe hera e fundit.
M’u kujtua shkronja Q.E bëj në kalendar me stilolaps sa herë kthehem nga berberi.Nga që gruaja kreh flokët çdo javë unë qethem po atë ditë.U ndjeva mirë se Nazifi do mbushë nesër lagjen për potencën time.
-Ej,sikur të shkoj dhe unë në pishinë ndonjë muaj a ndikon?I shënoj një a dy Q?
-Pér mua mos shko deri sa të ikë covidi.Më pas flasim prapë,-fola zë ulët dhe krenar mbylla celularin.     * Agim Xhafka*

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments