Monday, March 24, 2025
spot_img
HomePe KorçeTë njëjtët jemi kudo...si në punë, në jetë, në koncept...dhe në FACEBOOK.."METI,...

Të njëjtët jemi kudo…si në punë, në jetë, në koncept…dhe në FACEBOOK..”METI, PERSON “NON GRADA” NE DEVOLL”

Të njëjtët jemi kudo…si në punë, në jetë, në koncept…dhe në FACEBOOK…Meti Fidani është një prej poetëve më të nderuar të Devollit e Korçës, poet pe vërteti, si themi ne pe Korçe, jo nga ata që i lidhin poezitë me elozhe për partinë, apo “udhëheqësit”. Ai vjen nga një familjeve dënuar dhe persekutuar nga regjimi komunist. Po postojmë pa i hequr asnjë presje shkrimit të tij në F.B

METI, PERSON “NON GRADA” NE DEVOLL

Ore do flas..
Do flas edhe pse nuk kam shume kohe ne dispozicion. Se kjo Amerika ta rremben kohen.
Jane thuajse te perditshme 12 ore pune. Ate pak kohe te lire e kam angazhuar ne nje shoqate bamiresie, ndoshta nga me te njohurat ne Florida.
“St. Petersburg Free Clinic” quhet..
. Nuk ka me bukur kur sherben per njerezit me nevoje, kur kohen e lire e fal per dike qe e ka te domosdoshme doren e tjetrit. E verteta eshte se ky angazhim me ka marre edhe kohe nga Facebook-u.
Por nuk eshte vetem kjo arsyeja e ftohjes me fb.

Ndaj dua te flas. Dhe do flas..
Eshte buka e misrit shkaku i vertete. .Buka e ndritur e epokes se ndritur.
Per buken e misrit, me kane bere bllok tek-tuk edhe disa, me te cilet e kam ndare kotheren e misrit. Nga anet tona..Nga Sinica, nga Arreza, nga Mirasi, nga Devolli i siperm e i poshtem
Nuk duan tu njollosesh fitoret e medha te bukes se misrit me racion, epoken e ndritur te partise.
E po cfare ti besh.
Individe te vecante jane..Me bene bllok me bene..Pune e tyre..
Por cfare ti bej kryesise se shoqates Devolli.
Cfare ti bej..
Jo ore po do flas..Kam, nuk kam kohe do flas ….
Me beri bllok dhe kryesia e shoqates Devolli, bile me ka shpallur “non grada” ne Devoll,…Se shoqata nuk do antikomuniste, do vetem komuniste..
Ndaj dua te flas. Dhe do flas..
Pse moj e nderuara kryesi e shoqates..Pse?… Nuk e kuptoj…
A e kemi thene, qe Shoqata ak Devolli duhet te jete laramane.
Kete nuk e kam thene une, kete e ka thene Dritero Agolli, qe ne krijimin e shoqates.
Po ku pyet kryesia jone e nderuar per Dritero. Anetaret e saj nuk e duan shoqaten as laramane, as larushe e as te larushitur.
Prandaj kryesia morri vendimin e madh.
Te perjashtohet armiku Meti Fidani nga administrimi i faqes se Shoqates devollite.
Se i deklasuari Meti Fidani po na shkruan per te perndjekurit e Devollit, se po tallet me particken e punes, se po diskretiton aritjet e medha te bukes se misrit dhe kooperativave bujqesore, etj, etj.
Shoqata ak(atdhetare kulturore) Devolli, ose me mire ti themi
Shoqata e Enverit, perfundimisht me ka denuar.
Kryesia e saj si byroja politike e PPSH..Ka marre vendimin e madh. Perjashtimin e Met Fidanit nga administrimi thuajse 10 vjecar i faqes “Shoqata ak Devolli”
E kur i pyes kush ma beri kete nder, dikush me thote morri vendim njezeri byroja..Nje tjeter me thote une nuk kam gisht fare..Nje me thote qe te perjashtoi Kadri Hasbiu..Kurse Pal Vata me thote qe une me Enverin nuk di gje, e ka bere Mehmeti me koken e tij.
Nje gje eshte e qarte qe Byroja komuniste e kryesise alla komuniste Devolli e denoi Met Fidanin, armikun e klases .
Po pse o komunistat e kryesise ma bete kete..
Le qe ju, as komuniste nuk ini..
Me komunista jam rritur, se natyrisht ishte 80 % e popullsise e tille. Por komunistet e asaj kohe nuk kane qene kaq te keq, sa ju komunistet e rinj te kryesise devollite..Bile une kam shembuj pozitive per komunistet dhe familjet e tyre, edhe pse familja jone ishte nje kundershtare e rregjimit qe ne vitin 1945.
Sado komunista te ini ju te byrose devollite me shume se Neshet Hysolli e Ligor Tahiri apo Kostaq Monosopi nuk ini..Ata me ndihmuan qe te ndiqja shkollen edhe pse rrezikonin..Nuk ini me shume komunista se Cune Seferi, Reshat e Hysen Cipi te cilet thanin barutin e cifteve apo robat e gjahut ne stofen tone edhe pse babai ishte i denuar me vdekje nga rregjimi.
Ju nuk ini me shume komunista se Urim Seferi qe mua djalin e armikut te klases me ka marre ne kuriz me ore te tera , deri ne shtepine e tij se ngela ne debore.
Ju nuk ini me shume komunista se Shaban Hysolli, qe organizoi ceremonine e varrimit te babait tim, armik i popullit.
Ju nuk ini me shume komunista se Farudin Hoxha, Fillota Kallco, Gjela Biba, Irakli Vero, etj, kuadro te larte partiake. qe ne nje menyre apo tjetren nuk me kane bere keq kur e dinin qe une isha biri i armikut te popullit Etem Fidani.

Kurse ju byroja politike e shoqates Devolli me denoni per agjitacion e propogande kunder partickes tone te punes

Pse?
Se une kam shkruar per Mandelen e Devollit, legjenden Sami Dangellia.kam shkruar per Ajnshtajnin e Devollit, Koci Menka, per disidentin Gezim Medolli, per kulakun e pathyer Muharrem Zjarri, etj, etj,..te gjithe trima e kundershtare te bukes se misrit, antikomuniste te betuar dhe ajka e Devollit..
Por une nuk mund te mbyt kurre vlerat antikomuniste te Devollit. Ate e ben kryesia e shoqates se bukes se misrit, te cilet tani qe u bene komunisto-kapitalista, haruan arnet e bythrave, haruan opingat me gishtat perjashta, haruan buken e minjve te sjelle ne kuriz nga Korca, haruan makaronat nga Elbasani, haruan qe muti u zinte koricke ne mes te shaleve se nuk kishte leter higjenike, haruan qe laheshin njehere ne jave, haruan qe te vinje ne Dardhe me veture duhet ta kishe baba ministrin e mbrojtjes, etj, etj..Mos i haroni kaq shpejt, apo ndoshta beni sikur i haroni..Mos i haroni se akoma kini coromengen e misrit dhe marmallaten e molles ne bark.
Mos haroni se nuk flisnje dot..
Mos haroni se ai devolli qe foli apo e kundershtoi corromengen e misrit u burgos, u internua, u perndoq, u vra..Dhe u vra per te mbetur pa varr, aq sa dhe sot nuk gjejme dot eshtrat e devollinjve..
Meti Fidani ka shkruar per ta dhe kjo e detyroi kryesine ti beje bllok..Por Meti Fidani nuk shkel dot mbi padrejtesite ndaj qindra familjeve devollite, me te nderuarat ne Devoll dhe ne gjithe Shqiperine.
Meti Fidani ka shkruar e do shkruaje per familjet Zhuli, Kajo, Fidani, Nurce, Bajraktari, Mulliri, Hoxha, Sino, Hajderlliu, Shehu, Dangellia, Spaho, Mucka, Menka, Mulla, Qose, Feto,e dhjetra e dhjetra te tjera te cileve rregjimi i bukes se misrit u morri gjene me te shtrenjte, dinjitetin..Dhe e kam per nder te shkruaj per keto familje devollite te shtypura, te internuara, te burgosur te vrara padrejtesisht..
Boll shkruam per brigadieret, per operativin, per sekretarin e partise, per buken e misrit, per qenin e kufirit..
Ose shkruani po deshet. Tani qe perjashtuat Meti Fidanin e kini pastruar partine tuaj komuniste..Ndoshta keshtu u duket ju te kryesise se u pastruat, por ne realitet ini llumi I Devollit, ai llumi qe derdhet ne Prespen e Vogel dhe e ktheu liqenin ne kenete..Ju hodhet poshte kontributin tim disavjecar padrejtesisht ndersa une u kam shumezuar me zero..Po e mbyll me nje shprehje greke.
Hajde ga…

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments