Profesor Rezart Prifti, përballë Arben Meçes në Zona Zero…kë të besosh? Benin e komanduar, apo Rezartin e kompletuar? Thimi Samarxhiu me profesionalizmin e tij, e dha përgjigjen me shumë mjeshtëri…edhe pa folur jepet përgjigja
Rezarti ishte i drejtpërdrejtë në fjalët e tij dhe ato ishin të kuptueshme. Për profesorin e nderuar të dy liderat e PD dueti Basha – Berisha e kanë të mbaruar misionin në krye të partisë dhe dënimet janë individuale. Absurditeti më i madh është të quash pjesmarrësit në kuvendin e 11 dhjetorit antiamerikanë? Dhe të mendosh që brënda kësaj mase votuesish të PD ka dhe të persekutuar e të dënuar nga Hoxha për proamerikanizmin e tyre.
Një intervistë që të bënte të qeshje dhe të vije kujën në të njëjtën kohë. Nga ana tjetër Arben Meçe na futi në lojë antiamerikanizmin dhe rezikun e social imperialistëve rusë…Duke dashur të mbështesë Bashën me çdo kusht, Bashën që deri para pak kohe nuk ka lënë epitet pa i vënë, quajti antiamerikan këdo që ndjek Berishën….Faleni Bashën , thotë ai, se vetëm tani ai është çliruar, se e tërhiqte pas hunde Saliu? Po si mundet të bëhet kryeministër një njeri që tërhiqet pas hunde???
Kush e do PD zoti Meçe nuk do përçarjen dhe kjo vjen pasi të dy liderët të tërhiqen për ti lënë vëndin një personaliteti që do jetë mbi të gjithë me figurën dhe formimin e tij.
Atëhere do e kuptojë zoti Meçe që nuk mund të quhet një shqiptar antiamerikan.

@NewsIn. Al

