Një letër e pazakontë ka mbërritur në Kryeministri, ku i deleguari i të ashtuquajturës “Qeveri Teknike”, Edison Rrapushi, i kërkon Edi Ramës lirimin urgjent të zyrave të Kryeministrisë për t’ia dorëzuar Profesor Pëllumb Pilinçit.

Sipas letrës, Rama ka afat shtatë ditë për të liruar ambientet, për të ndaluar nxjerrjen e VKM-ve dhe për të dorëzuar “çelësat, vulat dhe regjistrin e personelit”.
Në dokument përfshihet edhe një paralajmërim ekstrem, ku thuhet se në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetit mund të ndërmerret një “operacion ushtarak të ngjashëm me atë të Venezuelës”.
Letra e plotë:
“Tronditet Edi Rama, i kërkohet largimi urgjent nga zyra brenda shtatë
Kryeministrit, z. Edi Rama
Kryeministria,
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1,
1001 Tiranë.
Lënda: Kërkesë proçeduriale për lirimin e ambienteve në vijim të dorëzimit të mandatit tek Qeveria Teknike.
I nderuar z. kryeministër në ikje, Edi Rama,
Në emër të Qeverisë Teknike të Republikës së Shqipërisë me Kufij Natyror, ju sqarojmë edhe një herë, se mandati i qeverisë suaj ka skaduar më 11 Gusht 2025, kur në Vlorë u mandatua Qeveria Teknike e Shqipërisë me Kufij Natyror, me kryeministër Prof. Pëllumb Gani Pilinçin. Qeveria Teknike ju kürkon të mos bëheni pengesë e proçesit demokratik të kalimit të pushtetit. Prof. Pilinçi ju ka sqaruar disa herë edhe publikisht, se qëndrimi juaj në ambientet e Kryeministrisë përbën okupim të paligjshëm të institucionit.
Brenda shtatë (7) ditësh nga marrja e kësaj letre, Qeveria Teknike kërkon nga kabineti juaj që
1 të lirohen ambientet e Kryeministrisë dhe të fshihen të gjitha zhgarravinat nëpër mure
2 të ndalohet menjëherë lëshimi i paligjshëm i VKM-ve dhe të shpallet publikisht largimi nga godina
3 të ruhet i paprekur arkivi i VKM-ve të nxjerra pas 11 Gushtit 2025, për rishikimin e vlefshmërisë së tyre nga Qeveria Teknike
4 të dorëzohen çelësat, vulat, dhe regjistri i personelit, tek sekretaria e Prof. Pilinçit
Në rast të zvarritjes së mëtejshme të transferimit të mandatit, Qeveria Teknike është e gatshme dhe e aftë, që në bashkëpunim me Departamentin Amerikan të Shtetitë, të ndërmarrin një operacion ushtarak të ngjashëm me atë të Venezuelës, për të kontrolluar godinën e Kryeministrisë.
Me respekt,
Edison Rrapushi
i deleguar i Kryeministrit të Qeverisë Teknike.”

@NewsIn.Al
