Infermieri! Ai që jep ndihmën e parë, shpresën, gjithçka për shëndetin e njerëzve!
Jonida Lola Çaushi
– Ndoshta te lodhur nga nata, pa pire ende kafen e mengjesit apo pa ju thene kolegeve “Miremengjes”,vjen telefonata tek urgjenca. Nje tjeter jete e cila duhet shpetuar,nje tjeter zemer qe I ka syte dhe shpresen tek nje mjek dhe nje infermier.
Urgjenca niset me te shpejte,sirenat cojne ne kembë gjithë qytetin.
Ky është mengjesi për të gjithë infermieret e urgjences .
Pak kush e di lodhjen e tyre. Jane çdo dite ne vijen e parë, per tu perballur me problemet shqetesimet e çdo pacienti I cili sheh shpetimin tek bluza e bardhe.
Jane te shumta pergjegjesite, angazhimet E dites derisa te mbyllet ai turni i bekuar.
Infermieret jane njerez, motra vellai babai bashkeshorti i dikujt. Harrojne familjen, preokuprimet, detyrimet cdo gje tjeter. Askush nuk pyet per lodhjen e tyre, mes kaosit te krijuar ne Urgjence. Jooo. Jane pikerisht ATA te cilet ndihmojne koleget kur lodhja ka arritur ne palce.
E dita vijon. Nje tjeter telefonate ne mesnate. Një i ri i semure rende, kodi i kuq e me pas i zi. Te tjeter infermiere shkojne te shpetojne një tjeter jete. Ora 03:15 ,infermieri vjen me urgjence me barlen e rende per ta cuar ne salle. Zemra e tij pulson fort,lodhja është harruar por syte jane me lot për ate qe kane parë,jetuar dhe me shpresen se dikush ka shpetuar.

Infermieri është njeri me ndjenja dhe me një zemer shumë te madhe. Mengjesi vjen po duke ju thene kolegeve dhe familjareve Miremengjes. Te rropatur nga nata kthehen me nje buzeqeshje te sforcuar ne shtepi per te mbyllur syte dhe harruar këtë nate,ate nate e shumë net te ngjashme.
Shumë i shajne,ofendojne por harrojne qe ti falenderojne sepse pas stuhise qe jeta na krijon te gjithëve ne,ata jane streha e sigurte.


Urimet për ju nuk duhet te jene vetëm ne 12 Maj, por çdo dite qe ne hyme ne spital.
Per te gjithë familjaret qe kane një njeri me bluze te bardhe ne shtepi, te jeni krenare per ta, për punen fisnike dhe figuren qe kane ne syte e fëmijëve te tyre!

@NewsIn.Al
