KreuAktualitetiIkën dhe Çani..."Divorci i madh", Arjan Çani largohet nga TV Klani!

Ikën dhe Çani…”Divorci i madh”, Arjan Çani largohet nga TV Klani!

Arjan Çani do të largohet pas shumë vitesh nga TV Klan. Do të jetë largimi i tij i dytë nga ky ekran.

“Mirëmbrëma tokësorë”… “Ledio të lutem,””P’tuaaa”, këto shprehje të Arjan Çanit nuk do ta dëgjoni më në Tv Klan, sepse, me nisjen e sezonit të ri gjërat kanë ndryshuar.

Gazetarin e njohur dhe drejtuesin e programit “Zonë e Lirë” nuk do ta kemi më në Tv Klan.

Raportimet e fundit flasin se Çani do të shfaqet në ABC. Emisioni i Çanit do të jetë dy herë në javë në këtë sezon të ri.

Po hapësirën e së premtes në Tv Klan kush do ta marrë?!

Një emision i moderuar nga Luana Vjollca do të jetë ajo që do të ketë hapësirën e ditës së premte në Tv Klan.

Nuk dihet ende se cili do të jetë formati që ajo ka menduar, ndërkohë që edhe Marina, motra e saj është moderon Klanifornia, spektaklin e humorit të së shtunës.

Sidoqoftë, Arjan Çani është një nga gazetarët me më shumë audiencë në gjithë Shqipërinë Kësaj i thonë “Çohu Arjan Çani, të ulet Vjollca Luani”

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit