KreuAktualiteti"Ikën dhe tinguj serenatash, Si pika loti në vetmi..."/Arben Petro Trebicka

“Ikën dhe tinguj serenatash, Si pika loti në vetmi…”/Arben Petro Trebicka

Gjergji Peleshi

Nëse Ai i zvendësonte,
Hallall t’i ketë, kur i merr Zoti,
Por s’lindin më, artistë, poetë…
Sportistë, dhe ndjenjë si “pe qëmoti”!

Iku dhe një, na u largua,
Gjergji Peleshi, një zotëri,
Ikën dhe tinguj serenatash,
Si pika loti në vetmi.

Një notë tjetër pentagrami,
Nga kori Lira na u fshi,
Por vlerat që i lanë qytetit,
Do të mbeten në përjetësi.

Të qoftë udha e mbarë parajsës,
Atje mes ëngjëjsh përmbi re,
Dhe një kitarë të kesh me vete,
Të të dëgjojmë në shi dhe Diell.

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

 

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit