Ikona e Virgjëreshës Mari e bërë me jelek antiplumb, dhuratë e Zelenskit për Papa Françeskun
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelnski i cili ndodhet në Itali, ka vizituar sot (13.5.2023) Vatikanin dhe është takuar me Papa Françeskun , të cilit i ka bërë një dhuratë origjinale dhe të veçantë.
Papa Françesku i dhuroi presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky një skulpturë prej bronzi. Është një degë ulliri, një simbol universal i paqes. Dhe kreu i shtetit ukrainas i dha Papa Françeskut gjatë vizitës së tij në Vatikan, një dhuratë origjinale, një ikonë të Virgjëreshës Mari, e bërë nga një jelek antiplumb.
Takimi i presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky me Papa Françeskun në Vatikan ka zgjatur 40 minuta.
Papa i shtrëngoi dorën Volodimir Zelenskit dhe e falënderoi për këtë vizitë dhe ai u përgjigj se “është një nder i madh”.
Volodymyr Zelensky është larguar së fundmi nga Vatikani, me drejtim në studiot e televizionit publik italian RAI, ku në orën 18:30 me orën lokale do të jetë i ftuari i një emisioni gazetaresk.(newsit)
@NewsIn.Al

