Një mijë herë të bësh mirë, MOSMIRËNJOHËSIT do të gjejnë një gjë që nuk ke bërë për ta…
Largojini nga jeta juaj!
E mira nuk thuhet, nuk ka gojë, por flet, nuk ka sy, por shikon…e mira është shpirtërore, ndjehet, jeton me ty…
Është në natyrën njerëzore që vazhdimisht njeriu të kërkojë më shumë nga ajo që ka, të ketë vazhdimisht etje dhe deshirë për më tepër…të kerkojë gjithçka që i takon dhe jo!
Asgjë, asgjë nuk mjafton për shume njerëz, veç lakmisë që rrjedh në venat e tyre, lakmi që nëse e lejon të kapërcejë kufijtë, të sëmur e të merr ç’gjen…
Ka shumë kategori njerëzish…ka zotërinj që bëjnë mirë veç nga mirësia, pa njohur kurfarë interesi apo përfitim, por ka dhe nga ata që të bëjnë një “të mirë” dhe të përgojojnë nëpër qoshe dhe kafene, duke pritur momentin e duhur për të kërkuar mbrapa “nderin” që të kanë bërë…që ti në kjo “e mirë” të jetosh dramën!
Ka një lloj tjetër që kurrë nuk do të falenderojnë në zemrat e tyre. Në shumicën e gjërave të mira që ti ke bërë për ta, ata do gjejnë diçka që ti nuk ke mundur t’ju bësh dhe do ta mbajnë fort atë…dhe pikërisht për këtë ata do të urrejnë në mënyrën e tyre cinike.
Ç’të bësh!? Ky është realiteti, larg saj ekziston veç një teatër absurd.
Janë njerëz që kanë një ndjenjë te pashëmbëllt, të cilët mendojne se bota ju ka borxh dhe rrotullohet vec rreth tyre. Mos i mbani ata ne jetën tuaj…largojini!!!
E vetmja që ata bëjnë është të thithin energjinë tuaj pozitive. Kështu ata jetojnë, kështu ata mbijetojnë… e gjithë koha që shpenzon për ta, do të zhduket dhe ata kurrë nuk do të jenë të lumtur e sikur t’ju japësh të gjitha ç’duan…janë mosmirenjohes dhe atje ku mirënjohja mungon largoju…mos fol, mos shiko prapa…ata janë shumë të vegjël dhe kështu do të mbeten!
Largo të keqen…një Vit i Ri duhet të sjellë mbarësi dhe veç mirënjohja shpirtërore, ta sjell atë plot bekim e mirësi!
Ilir Jano
@NewsIn.Al

