KreuPress EmigrantLiverpool – Leicester 2-1: Përmbysje me autogola “të paimagjinueshëm” për skuadrën e...

Liverpool – Leicester 2-1: Përmbysje me autogola “të paimagjinueshëm” për skuadrën e Klopp

Si ka mundësi? Mbrojtësi i Lesterit shënon dy herë ne portën e tij!

Liverpool e gjeti veten të humbur nga pesë minutat e para të ndeshjes ndaj Leicesterit, por dy autogola të “pamenduar” nga Faes, sollën kthesën dhe në fund fitoren 2-1 të skuadrës së Jurgen Klopp, në Premier League.

Dewsbury-Hull hapi rezultatin vetëm në minutën e 4-të për Leicesterin, por Liverpool kaloi në epërsi në dhomën e zhveshjes me ndihmën e mbrojtësit të Dhelprave.

Në një paraqitje tragjike, Faes shënoi dy herë në portën e tij, i dyti veçanërisht autogol ishte… i pabesueshëm, pasi e futi topin vetë në rrjetë, pas traversës së Nunez në kundërsulm. Sido që të jetë, Liverpool mori fitoren dhe u gjend në -2 nga top 4-ja e Premierligës.

Se Wout Faes ka nevojë që telefoni i tij të kontrollohet për aplikacione bastesh.

Dy autogola për Liverpoolin dhe shikoni gjendjen e të dytit

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit