Friday, February 13, 2026
spot_img
HomeAktualitetiIlir Meta kërkon të dalë nga burgu, dorëzon në Gjykatën e Posaçme…

Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu, dorëzon në Gjykatën e Posaçme…

Ilir Meta kërkon të dalë nga burgu, dorëzon në Gjykatën e Posaçme…

Ish-presidenti Ilir Meta ka kërkuar nëpërmjet avokatit ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.

Burime për mediat bëjnë me dije se kërkesa është dërguar ditën e djeshme në Gjykatën e (GJKKO) nga avokati i tij, Kujtim Cakrazi. Mësohet se në kërkesë kërkohet verfikimi i kushteve dhe zëvendësim i masës “arrest me burg” në një masë më të butë.

Nga ana tjetër, Gjykata e Posaçme thotë se Meta nuk ka dërguar ende kërkesë për kundërshtimin e zgjatjeve të afateve hetimore. Vetëm pak ditë më parë, SPAK vendosi zgjatjen e hetimeve ndaj Metës edhe për 6 muaj të tjera.

Kujtojmë se prej tetorit të vitit të kaluar Ilir Meta ndodhet në qeli, teksa po hetohet nga SPAK për tre vepra penale: “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments