Sunday, August 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiSa duhet te paguhet nje kamerier, kuzhinier, menaxher, punonjes pastrimi etj., ne...

Sa duhet te paguhet nje kamerier, kuzhinier, menaxher, punonjes pastrimi etj., ne restorantet dhe hotelet e vendit ?

Sa duhet te paguhet nje kamerier, kuzhinier, menaxher, punonjes pastrimi etj., ne restorantet dhe hotelet e vendit ?

Shini LISTEN e publikuar pak me pare nga Tatimet

Administrata Tatimore ka publikuar pagat referente për profesionet kryesore në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar kontrolle të thelluara ndaj çdo tatimpaguesi që deklaron paga më të ulëta se këto nivele. Nisma është pjesë e planit sektorial të turizmit dhe synon rritjen e kontributeve për sigurimet shoqërore, me qëllim përmirësimin e pensioneve në vend, raporton skyweb.al.

“Tatimpaguesit duhet të deklarojnë saktë pagat reale të punonjësve. Çdo deklarim poshtë pragut referencë do të konsiderohet indikator risku dhe do të bëhet objekt i verifikimeve tatimore,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Sipas listës së publikuar, disa nga pagat referente janë:

  • Kryekuzhinier/Kuzhinier: 140,000 lekë

  • Manaxher hoteli: 110,000 lekë

  • Shef pastiçerie: 130,000 lekë

  • Kamarier: 70,000 lekë

  • Recepsionist: 63,000 lekë

  • Sanitar, larës enësh, punëtor krahu: 60,000 lekë

Tatimet sqarojnë se krahasimi do të bëhet edhe për profesione të ngjashme me ato të listuara, duke përdorur si bazë pagën mesatare sektoriale. Synimi është reduktimi i informalitetit dhe rritja e kontributeve për sistemin e sigurimeve shoqërore.

Administrata Tatimore i bën thirrje të gjitha bizneseve në turizëm të përditësojnë deklarimet në përputhje me pagat reale, për të shmangur penalitete dhe hetime të mëtejshme.

LISTA

Screenshot

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments