Tuesday, June 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiIncident në protestë/ Gazetari i njohur shoqërohet nga Policia, hipën në makinë...

Incident në protestë/ Gazetari i njohur shoqërohet nga Policia, hipën në makinë dhe…

Një incident i paqartë është regjistruar mbrëmjen e sotme gjatë protestës qytetare në Tiranë, ku gazetari Osman Stafa është shoqëruar nga efektivët e policisë.

Pamjet tregojnë momentin ku Osman Stafa shoqërohet drejt një automjeti policie, ndërsa sipas dëshmisë së një qytetareje të pranishme në vendngjarje, në komisariat është shoqëruar edhe një grua. Deri në këto momente nuk dihen arsyet e ndërhyrjes së policisë dhe as rrethanat e plota të ngjarjes.

Sipas dëshmitares, situata ka nisur pas një debati verbal ku një grua dëgjohej duke bërtitur, ndërsa më pas kanë ndërhyrë forcat e policisë. Ajo pretendon se gazetari nuk ka kryer asnjë veprim të paligjshëm dhe se është marrë nga policia bashkë me gruan në fjalë. Këto pretendime mbeten të pakonfirmuara zyrtarisht.

Osman Stafa është një gazetarët më të njohur investigativë në vend, i njohur veçanërisht për denoncimet dhe raportimet e tij mbi problematikat në sistemin shëndetësor, përfshirë skandalet e denoncuara në repartin e Onkologjikut në QSUT.

Ngjarja vjen në ditën e 22-të të protestës qytetare që po zhvillohet në kryeqytet, ku mijëra qytetarë kanë dalë në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike dhe për të kërkuar ndryshime politike.

Çdo akt dhune apo intimidimi karshi gazetarit është i pafalshëm!

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments