Saturday, March 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiIntervistë me modelin ndërkombëtar, grekun Nikos Gewrgakopoulos /ILIR SHYTA

Intervistë me modelin ndërkombëtar, grekun Nikos Gewrgakopoulos /ILIR SHYTA

Fluturo nëpër botë dhe ndiq ëndrrën tënde si një zog!

(Intervistë me modelin ndërkombëtar, grekun Nikos Gewrgakopoulos)

Ilir Shyta

Në botën magjepse, por sfiduese të pasarelave, ku ëndrrat shpesh vihen në provë nga refuzimet dhe sakrificat, rrugëtimi i Nikos Gewrgakopoulos është dëshmi se këmbëngulja dhe besimi në vetvete shpërblehen. Modeli grek ndan në këtë intervistëekskluzive historinë e tij, sfidat, sukseset dhe filozofinë e jetës,që e kanë çuar nga një email i harruar, drejt skenës globale tëmodës.

-Si filloi rrugëtimi yt në industrinë e modës? A ka qenë gjithmonë kjo ëndrra juaj?

-Modelingu erdhi papritur në jetën time. Gjithmonë e kisha dashur, ëndëruar, por vite më parë, kur kontaktova disa agjenci,mora përgjigje negative. Kjo më bëri të mendoj se ndoshta ky nuk ishte rrugëtimi i duhur për mua. Më vonë, një ditë fare rastësisht, hasa një email të vjetër dhe të palexuar nga një agjenci mode që kishte dhënë përgjigje pozitive. U lidha menjëherë me ata dhe kështu nisi gjithçka. Dhe tani ja ku jam mes pasarelave të modës!

-E mbani mend se çfarë shkruhej në atë email të palexuar,që të hapi rrugën drejt pasarelave të modës?

-Po. E mbaj mend shumë mirë. Ishte një mesazh që saktësisht më shkruante: “Mirëmbrëma! Kemi parë profilin tënd në Instagram dhe do të donim të të pyesnim, nëse je e interesuar të bashkëpunosh me agjencinë tonë si model…”

—Cili ka qenë sfida më e madhe e juaja deri tani?

-Duhet ta pranoj që sfida më e madhe nuk ishte në fillim të karrierës si model, por kur u detyrova të largohem nga fshati ku linda dhe u rrita, për të jetuar në Athinë. Nw kryeqytet e ndoqa modelingun si një profesion të mirëfilltë, që sigurisht po më jepshumë sukses.

-Çfarë do të thotë për ty të përfaqësosh Greqinë në skenën ndërkombëtare të modës?

-Të përfaqësoj vendin tim në skenën ndërkombëtare të modës më sjell shumë gëzim dhe vetëm krenari. Përmes punës sime, takoj njerëz nga e gjithë bota, nënshkruaj kontrata pune dhe ndaj me ta momente interesante rreth Greqisë, lashtësisë dhe modernitetit të saj. Kjo më bën vërtet të lumtur.

-A ka një moment të veçantë në karrierën tënde që nuk do ta harrosh kurrë. E mban mend?

-Po, sigurisht. Ai moment ishte kur eca për herë të parë nën dritat e ndritshme të pasarelës. Nuk do ta harroj atë ndjesi gjatë gjithë jetës sime. Isha sa në ëndërr aq edhe në zhgjëndërr. Zemra mërrihte fort dhe isha shumë i lumtur…

-Veç Greqisë dhe Shqipërisë a keni modeluar në shtete të tjera…?

-Jashtë Greqisë kam patur mundësinë të punoj në Itali dhe në Shqipëri. Oferta të tjera më presin t’i realizoj së shpejti.

—Cilat janë bashkëpunimet më frymëzuese me stilistë apo marka?

-Stilisti shqiptar Joni Peçi është aktualisht një nga pikat më të forta në portofolin tim personal të karrierës. Të punoja në sfilatën e tij ishte një përvojë unike dhe e paharrueshme.Përgjegjësi, rregull dhe vetprezantim dinjitoz.

-Si e përkufizon bukurinë? A ndryshon ky përkufizim sipas vendit apo kulturës?

-Bukuria është diçka subjektive për secilin njeri. Megjithatë, në modeling ekziston një bukuri objektive, që sipas mendimit tim përcaktohet nga simetria e fytyrës. Sigurisht, kjo ndryshon sipas vendit dhe kulturës. Ne grekët duket se e kemi të lindur këtësukses. Në Ballkan edhe shqiptarët janë portrete interesante për industrinë e ashpër të modelingut.

-Si e përballon presionin e vazhdueshëm të përditshmërisëpër tu dukur fizikisht perfekt?

-Besoj se gjithçka është në mendjen tënde. Përveç palestrës dhe kurimit të përditshëm, kur kupton se nuk është e nevojshme të jesh perfekte në gjithçka, presioni fillon të zbutet. Kur do të jesh the best, presioni rritet dhe ti vrapon drejt suksesit.

-Çfarë të motivon më shumë për të vazhduar përpara në industrinë e modës dhe modelingut?

-Vetja ime! Është një punë që, pavarësisht vështirësive, më mbush dhe më bën të ndihem vetvetja.

-A ka pasur ndonjë moment në jetë kur ke menduar ta lësh modelingun?

-Jo, kurrë. Në përgjithësi, si person jam këmbëngulës. Kur kam një qëllim në jetë, nuk kam mendime të dyta, deri sa ta arrij atë.

-Kush ka qenë mbështetësi yt më i madh gjatë këtij rrugëtimi?

-Mbështetësja ime më e madhe gjatë këtij rrugëtimi dhe jam krenar ta them, janë familja dhe vetja ime. Nuk e kam lejuar veten të bie, as edhe për një moment. Më besoni, forca më e madhe ka ardhur nga brenda meje.

-Si e balancon jetën personale me kërkesat e karrierës si model?

-E vërteta është se, nëse dëshiron ta ndjekësh modelingun, jeta personale bëhet pothuajse inekzistente. Nuk ka shumë kohë për t’iu përkushtuar një marrëdhëniejeje apo opinioneve të tëtjerëve. Për mua personalisht, një marrëdhënie kërkon angazhim nga të dyja palët, jo vetëm nga një, domethënë nga vetvetja dhe agjensia.

-Si është një ditë e zakonshme në jetën tënde jashtë pasarelës?

—Një ditë tipike për një model përfshin audicione të pafundme, shumë ushtrime fizike dhe meditim, sepse gjëja më e rëndësishme për mua është qetësia mendore.

-A ndjek një dietë dhe rutinë të rreptë ushtrimesh fizike?

-Po, dieta ime është strikte, veçanërisht kur kam para një audicion. Nuk duhet të hash asgjë katër orë para, madje një orë para eventit nuk duhet të pish as ujë. Por kështu është, duhet të mësosh të jesh i disiplinuar në këtë punë.

-Si i përballon kritikat dhe komentet negative në rrjete sociale?

—Nuk merrem me to; thjesht i injoroj. E vërteta është që nuk më kanë prekur kurrë. Kjo gjë më ka ndihmuar shumë të ec përpara në rrugëtimin tim.

A ke ndonjë lidhje me Shqipërinë apo Ballkanin?

Origjina ime është nga një fshat në Greqi. Në pamje të parë, nuk kam lidhje të origjinës me Shqipërinë. Megjithatë, ju them me bindje se ka pasur dhe gjithmonë do të ketë një rrënjë joformale midis vendeve tona të Ballkanit, lidhja që na bashkondrejtpërdrejt përmes zakoneve, traditave dhe kulturës.

A ke punuar me dizajnerë shqiptarë dhe a do doje të zgjeroje punën tënde me agjenci të modës në Shqipëri?

Po, sigurisht. Siç përmenda më herët, kam punuar me stilistinshqiptar Joni Peçi në sfilatën e tij të vitit 2025. Dhe sigurisht që do të doja të zgjerohem edhe më shumë si model në tregun shqiptar. Në fakt, planifikoj të lidhem së shpejti me të tjera agjenci modelingu në Shqipëri.

Cili është mëkati yt i fshehtë?

Patatinat janë padyshim mëkati im i fshehtë 🙂

Përmend tri gjëra që gjithmonë i mbart në valixhen tënde?

Telefonin, një balsam buzësh dhe katalogun tim personal (portofolin e modelingut).

Nëse nuk do të ishe model, me çfarë do të merreshe në jetë?

Duhet ta pranoj që më pëlqen shumë ana e passkenës së kësaj industrie. Roli i një drejtori artistik është diçka që e gjej me shumë interes, që i përshtatet vetes sime.

Cila është një këshillë që do t’u jepje të rinjve, të cilët duan të bëhen modelë?

Këshilla më e vlefshme që mund t’ju jap është kjo: Nëse dikush nuk e dëshiron me të vërtetë ëndrrën e tij që t’i bëhet realitet, nëse shpirti i tij nuk është i uritur për a ëndërr, nuk duhet as ta fillojë atë rrugëtim. Por, nëse ëndrra tënde është diçka që e dëshiron me gjithë zemër, atëherë shko pas saj, deri sa të bëhet realitet. Fluturopër botë dhe ndiq ëndrrën tënde si një zog!Dhe më e rëndësishmja: beso gjithmonë te vetja, jo te të tjerët!

Së fundmi, Nikos ma portretizo veten me pesë fjali?

Jam profesionist në modeling, i qetë dhe i drejtë. Kam aftësi të mira për t’i kuptuar shpejt situatat për të dalluar çfarë duhet bërë, gjë që më ndihmon shumë në punën time. Ndihem rehat edhe kur punoj në grup. Qëllimi personal i ditës është të jem i motivuar. Kohën e lirë dua ta kaloj në natyrë, sepse shëtitjet në mal dhe kalërimi i kuajve më japin qetësi e më mbushin plotenergji.

Intervistoi Dr. Ilir Shyta

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments