Monday, August 3, 2026
spot_img
HomeAktualitetiInvestim gjigant! Kryeministri ndan PAMJET: Autostrada e re lidh Tiranën me…

Investim gjigant! Kryeministri ndan PAMJET: Autostrada e re lidh Tiranën me…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se punimet në aksin rrugor Elbasan–Qafë Thanë po vijojnë me ritme të larta, ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ecuria e këtij investimi.

Rama e cilësoi projektin si një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në vend, duke theksuar se përfundimi i tij do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e lëvizjes së automjeteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm qarkullimin, do të rrisë sigurinë rrugore dhe do të krijojë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik e turistik të zonave që lidhen përmes këtij aksi”, u shpreh Kryeministri.

Sipas Ramës, investimi është pjesë e programit për modernizimin e infrastrukturës kombëtare dhe zhvillimin e rrjetit rrugor në përputhje me objektivat e Shqipërisë 2030.

Vijojmë me punët e Shqipërisë, me infrastrukturë moderne dhe funksionale, që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe vizionit për Shqipërinë 2030”, tha Rama.

I gjithë projekti Elbasan–Qafë Thanë, 50.12 km i gjatë, është një nga më të rëndësishmit në vend, me itinerar Durrës–Elbasan – Librazhd–Qafë Thanë, për të vazhduar më tej me lidhjen e Shqipërisë me Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.

Korridori VIII është një nga akset rrugore më të rëndësishme për Republikën e Shqipërisë, pasi është një korridor që lidh Shqipërinë edhe me vendet e tjera të rajonit.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments