Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë “zbërthen” prapaskenat e forta: Policia ka dijeni për shkëmbet e kokainës e heroinës në mes të detit Adriatik
Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi tha në një intervistë televizive se shefi i komisariatit të kurbinit Dritan Metaj nuk ka punuar i vetëm
Sipas tij koha do e vërtetojë shumë shpejt. Ka dhe ish-eprorë të shefave të komisariateve që kanë drejtuar policinë e Lezhës.
“Nuk mund të marrë përsipër shefi i komisariatit sado detyrim të ketë që të bëjë një veprim të tillë me 1.3 ton kanabis sativa, nuk e merr dot. Strukturat e antidrogës nuk janë në komisariat të policisë, janë në drejtorinë e policisë.
Ata që marrin informacion, ata që shkëmbejnë informacion për trafiqet e brendshme dhe ato ndërkombëtare, problemi qëndron që në dijeninë time, ish-drejtuesit e policisë të qarkut të Lezhës e kanë pasur informacionin që bëhet shkëmbim i drogave kanabis sativa me kokainë dhe heroinë në det, jo vetëm për atë rast,” – u shpreh Prençi.(sot)
@NewsIn.Al

