KreuAktualitetiIsh nr 2 i Bashës, sot i Berishës, Gazmend Bardhi ka përfunduar...

Ish nr 2 i Bashës, sot i Berishës, Gazmend Bardhi ka përfunduar sot dëshminë para prokurorëve të SPAK.

Gazmend Bardhi ka përfunduar sot dëshminë para prokurorëve të SPAK.

Për mediat ai deklaroi se dosja “Xibraka” është rihapur.

“Isha në cilësinë e personit që kam dijeni. U pyeta nëse i qëndroj denoncimit për Olsi Ramën dhe konfirmova qëndrimin tim. Kam besim tek SPAK. E nxis të veprojë në përputhje me ligjin dhe në mënyrë të paanshme dhe e pandikuar politikisht. Nuk bëj poltiikë kur i drejtohem kësaj godine’” – tha kreu i Grupit të PD.

Kujtojmë se Bardhi është kallëzuar nga Olsi Rama për dëshmi të rreme. Kreu i Grupit të PD iu shmang dy herë më parë pyetjes nga SPAK derisa organi i akuzës i caktoi datën e re, atë të sotmen.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit