KreuAktualitetiNga 1 Korriku rritje "e fortë" pagash, ja kush përfiton…

Nga 1 Korriku rritje “e fortë” pagash, ja kush përfiton…

Nga 1 Korriku rritje “e fortë” pagash, ja kush përfiton…

Më 1 korrik do të ketë një rritje të madhe të pagave të punonjësve të policisë. Lajmi u konfirmua nga ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili tha se rritja e pagës do të jetë e fortë.
“Sa i përket pagave me kryeministrin dhe ministrin e finanacave po vazhdojmë të kemi një diskutim intensiv që në 1 korrik të realizojmë një pritshmëri shumëvjecare të punonjësve të policisë të kemi një rritje të fortë të pagave e cila vjen për shkak të mirëmenaxhimit financiar“, tha Balla.
Po ashtu, rritje pagash do të ketë edhe në sektorin e arsimit, ku do të përfitojnë kryesisht mësuesit në arsimin parauniversitar. Shtesë në pagë parashikohet edhe për mjekët, infermierët, forcat e rendit, të mbrojtjes, si edhe punonjësit e niveleve zbatuese në administratën qendrore, shkruan Rilindja
Synimi i Qeverisë Rama është që me këtë rritje, paga mesatare në shtet të arrijë në 900 euro në muaj.
Nuk specifikohet rroga minimale dhe asistenca sociale.
@NewsIn.Al
Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit