Ishte dënuar me 7 vjet burg në Greqi, kapet në flagrancë shqiptari në Kakavijë
Policia greke ka arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës një shqiptar të shpallur në kërkim për tregëti narkotikësh.
Kreshnik Brakaj 39 vjeç, nga Novosela e Vlorës është ndaluar mesditën e djeshme.
Sipas policisë greke ai rezulton i dënuar me 7 vjet burg dhe 3000 euro gjobë nga Gjykata e Apelit të Greqisë Qëndrore-Perëndimore dhënë në 4 qershor 2015 për “shkelje të ligjit mbi narkotikët
Shqiptari është ndaluar gjatë verifikimit të pasaportës së tij, ndërkohë që dokumentacioni pritet t’i kalojë Prokurorisë së Janinës.
Kalim i një periudhe të gjate nga dënimi, kishte bërë që shqiptari i dënuar të ishte më “i shkujdesur”…
Selanik_ Arturo Selimllari
@NewsIn.Al

