KreuAktualitetiITALI _BIEN NË PRANGA DY TË RINJ SHQIPTARË Transportonin thasët plot...

ITALI _BIEN NË PRANGA DY TË RINJ SHQIPTARË Transportonin thasët plot me marijuanë.

Itali _bien në pranga dy të rinj shqiptarë

Transportonin thasët plot me marijuanë.

Dy të rinjë shqiptarë që transportonin 60 kilogramë marijuanë me destinacion tregun e Katanias, u arrestuan nga policia në Ficarazzi, Itali. Të dy, përkatësisht 26 dhe 20 vjeç, përballen me akuzat e trafikut të drogës

20-vjeçari, i cili mbërriti në vend duke drejtuar një makinë Dacia të regjistruar në emër të një gruaje shqiptare, u ndalua pasi solli marijuanën, dy thasë, një apartament në një kompleks banimi. 26-vjeçari po ngiste një Fiat Tipo, e cila kishte shërbyer si stafetë për Dacia deri në Ficarazzi, u bblokua nga oficerët.

Në banesën e kompleksit të banimit, përveç drogës, policia sekuestroi edhe një sasi tjetër marijuanë dhe material ambalazhi droge. Në një vilë në San Giorgio në posedim të 26-vjeçarit, policia gjeti 650 gramë hashash, material ambalazhimi identik me atë të gjetur në Ficarazzi dhe municione të mbajtura pa leje. Dy të rinjtë u burgosën dhe pritet që të dalin para gjykatës.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit