KreuAktualitetiItaliani 98-vjeçar Giuseppe Paterno është bërë i diplomuari më i vjetër në...

Italiani 98-vjeçar Giuseppe Paterno është bërë i diplomuari më i vjetër në vend, pasi mori një diplomë masteri

Italiani 98-vjeçar Giuseppe Paterno është bërë i diplomuari më i vjetër në vend, pasi mori një diplomë masteri në histori dhe filozofi.

Italiani i moshuar mori diplomën e bachelorit nga Universiteti i Piemontes Lindore dy vjet më parë, duke e bërë atë diplomën e tij të tretë universitare.

Paterno, i lindur në vitin 1927, vendosi të regjistrohej në universitet pasi gruaja e tij, Teresa, vdiq tre vjet më parë. Ai vendosi t’ia kushtonte kohën e tij studimit dhe mori nota të plota nga profesorët në Universitetin e Vercellit.

Vlen të përmendet se Paterno kishte marrë më parë një diplomë në ekonomi dhe shkenca biznesi në moshën 27 vjeç në vitin 1954 nga Universiteti i Peruxhias dhe një diplomë të dytë në sociologji në vitin 1990 nga Universiteti i Urbinos në moshën 62 vjeç.

Mohammed Abdo Saleh

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit